​Ja kur do ta zhvillojë ndeshjen e parë Kosova në kualifikime për EURO 2020

Kosova mësoi sot gjatë hedhjes së shortit në Dublin se do të bëjë gara në Grupin A për kualifikime në Kampionatin Evropian të vitit 2020. Ndeshet e këtij grupi do të fillojnë në mars të vitit të ardhshëm dhe do të përfundojnë në nëntor të po atij viti.
Përveç, Anglisë, ndër kombëtaret më të forta të mundshme që Kosova ka mundur t’i ketë, këto janë tri kombëtaret tjera, mbase më të lehta në letër, në grupin e “Dardanëve” – Çekia, Bullgaria dhe Mali i Zi, shkruan Gazeta Express.

Datat e sakta ende nuk janë publikuar nga UEFA, mirëpo faqja zyrtare e këtij organi qeverisës i ka publikuar datat se kur do të zhvillohen xhirot e kësaj faze.

21 mars 2019 – 23 mars 2019: Ndeshjet e xhiros së parë

24 mars 2019 – 26 mars 2019: Ndeshjet e xhiros së dytë

7 qershor 2019 – 8 qershor 2019: Ndeshjet e xhiros së tretë

10 qershor 2019 – 11 qershor 2019: Ndeshjet e xhiros së katërt

5 shtator 2019 – 7 shtator 2019: Ndeshjet e xhiros së pestë

8 shtator 2019 – 10 shtator 2019: Ndeshjet e xhiros së gjashtë

10 tetor 2019 – 12 tetor 2019: Ndeshjet e xhiros së shtatë

13 tetor 2019 – 15 tetor 2019: Ndeshjet e xhiros së tetë

14 nëntor 2019 – 16 nëntor 2019: Ndeshjet e xhiros së nëntë

17 nëntor 2019 – 19 nëntor 2019: Ndeshjet e xhiros së dhjetë

Portali Trendi

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.