10 Veprat e urryera gjate agjerimit

Për agjëruesin urrehen disa gjëra të cilat mund të bëhen shkaktare për prishjen e agjërimit, edhe pse në vetvete ato nuk e prishin agjërimin. Ato janë:

1. Teprimi në shpëlarjen e gojës dhe të hundës gjatë abdesit, bazuar në thënien e Profetit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të: “Shpëlaje mirë hundën, veç jo kur je agjërueshëm.”Tirmidhi
Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, e urrente teprimin në shpëlarjen e hundës gjatë agjërimit, ngase mund të depërtojë ujë në fyt, gjë e cik’ prish agjërimin.

2. Puthja, e cila mund të ndezë epshin dhe të çojë në prishjen e agjërimit nga dalja e sekrecioneve (midhi), apo edhe në marrëdhënie seksuale, të cilat bëjnë të detyrueshme shlyerjen e madhe (kefareit).

3. Zgjatja e vështrimit te gruaja, me epsh.

4. Ëndërrimet erotike.

5. Prekja me dorë apo fërkimi me trup me bashkëshorten.

6. Mbllaçitja e çamçakëzit, ngase ndonjë pjesë mund të kalojë poshtë.

7. Prova e ushqimit.

8. Shpëlarja e gojës jo për abdes dhe pa nevojë.

9. Lyerja me kyhël në fillim të ditës, por pa problem në fund të saj.

10. Marrja gjak nga frika e dobësimit. Kjo çon në prishjen e agjërimit, pasi aty fshihet dëshira për të mashtruar me agjërim.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “MINHAXH EL MUSLIM”
AUTOR EBU BEKER EL XHEZAIRI

Portali Trendi

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.