Atletet e futbollit të dizajnuara për t’i ruajtur gishtat

Me siguri se e keni pasur një shok i cili duke u munduar ta godasë topin e futbollit, ka goditur tokën apo ndonjë gjë tjetër dhe kështu ka lënduar gishtat e tij.

Për vite me radhë lojtarët gjatë ndeshjes kanë thyer thonjtë, gishtat apo edhe këmbët, shkruan Sportbible.

Mirëpo si duket dikush ka menduar gjatë për këtë problem dhe më në fund ka arritur ta zgjidh atë.

Stilisti italian i modës, John Serafino, ka dizajnuar një palë atlete të cilat i sigurojnë gishtat e futbollistëve gjatë lojës.

Tani atletet e futbollit “Serafino 4th Edge” kanë një hundë të sheshtë që i mundësojnë përdoruesit ta godasë topin në mënyrë të përsosur, pa u brengosur fare për gishtat.

Portali Trendi

Add comment

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.