“Mos i besoni burrit që qan, kalit që djersin dhe gruas që …”/Thëniet më të Bukura Turke

Turqia është një komb me të cilin na ka lidhur rrjedha e historisë, mes luftrash, pushtimesh e deri tek rekrutimi i shqiptarëve për t’i vënë në postet më të larta drejtuese të shtetit të tyre, ministra, kryeministra, vezirë, gjeneralë etj.

Sado i prishur të jetë drejtpeshimi historik, përplasja e rrymave kulturore të të dy vendeve nuk ka sesi të mos ketë lënë gjurmët e veta me anë të shkëmbimeve.

Ne përdorim shumë fjalë turke në gjuhën tonë të përditshme, kemi respekt të ndërsjellë për besimet, përdorim frazeologjinë dhe ushqehemi me kuzhinën e tyre tradicionale.

Ai që fle me gjarpërin nuk bën të ankohet se e ka kafshuar.

Ajo që s’bëhet në ditën e vet nuk bëhet as për një vit.

Babai i dhuroi fëmijës një vresht të tërë, kurse ai s’i dhuroi atij as një kalavesh rrush.

Duhet sakrifikuar mjekra për të ruajtur kokën.

Edhe po dite një mijë gjëra, pyet atë që di qoftë edhe një gjë të vetme.

Kadiu është i shurdhër, myftiu është i verbër; per veten kujdesu vetë.

Mallkimi sillet e sillet e bie tek mallkuesi.

Mos merr borxh te pasaniku, as mos u bëj dorëzanë për të varfrin.

Në i thua mikut fshehtësi, dije se edhe ai ka miqtë e tij.

Nëse armiku është një milingonë, ti konsideroje si elefant.

Qengjin e ndarë nga tufa e ha ujku.

Rrëzohet i pasuri – ka qenë aksident, rrëzohet fukarai, ka qënë i dehur.

Ruaju nga ata që ju ke bërë mirë.

Sikur të nxirrej në ankand intelekti, secili do të blinte të vetin.

Veza e fqinjit ka dy të kuq.

Armiku që falet nuk zihet mik.

Fqinjin tënd duaje, por gardhin mos e hiq.

Ai që flet me ty për të metat e të tjerëve, me ata do të flasë për të metat e tua.

Gruaja pa vithe është si shtrati pa jastëk.

Jeta është një shkollë e papërfunduar, njeriu orë e çast mëson gjëra të reja.

Kur lulja ul gjethet, nuk kërkon falje por ndihmë.

Kur më gënjen një herë, fajin e ke ti, kur më gënjen përsëri, kam faj unë.

Mos i besoni burrit që qan, kalit që djersin dhe gruas që betohet.

Para martesës femra është pikëpyetje, pas saj, pikëçuditëse.

Më e vështirë është të mbash një fjalë, se një fjalim.

Dashuria, kruajtja dhe kolla nuk mund të fshihen.

“Unë e jetova jetën time gabim, nuk dua të të ndodhë dhe ty!”, Mesazhi i Morgan Freeman

Të kisha më shumë nuk ishte e mjaftueshme…

Unë jam 80 vjeç dhe fatkeqësisht jam shtrirë në një krevat spitali. Kam miliona dollarë në bankë, por unë nuk mund të ble dot shëndet për të shpëtuar jetën time tani.

Kam familjarë dhe miliona fansa në mbarë botën, por jam krejtësisht i vetëm tani.

Unë e kam jetuar jetën time gabim dhe nuk dua që kjo gjë të të ndodhë edhe ty. Nëse ke dëshirë të më dëgjosh dhe të ndryshosh, unë mund të të ndihmoj ta ndryshosh të ardhmen tënde.

Do të doja shumë që dikush të m’i thoshte këto gjëra edhe mua, kur isha në moshën tënde.

Paraja nuk është vetë e ligë, pasi është thjesht një letër me njëfarë vlere që e përdorim për gjërat që na duhen. Por nëse paraja nuk është e ligë, ju natyrisht e pyesni veten, çfarë është e ligë?

E ligë është dëshira obsesive dhe e papushim që kemi për të pasur më shumë.

E ligë është të vendosësh një çmim për zemrën dhe shpirtin tënd duke marrë në këmbim sukses financiar.

E ligë është të blesh lumturi sërish dhe sërish dhe të mos ndalesh.

Imagjino sikur do i humbasësh të gjitha lekët e tua. Çfarë do të të mbetet?

Zgjidhja e vetme që njihje, ishte të kërkoje më shumë vetëm për të pasur më shumë. Mirëpo nuk do të kesh më mundësi të kërkosh për lumturi të rreme.

Kështu që, kush je ti tani? Ku janë të gjithë ata që i mendoje miq, kur ishe i/e rrethuar nga lekët?

Ti mund të kesh humbur familjarët, miqtë, të dashurit e tu dhe gjithë të tjerët rreth vetes falë arrogancës tënde. Pse?

Për shkak të dëshirës tënde për të pasur më shumë që të devijoi nga qëllimi i vërtetë që duhet të kishe në jetë.

Unë nuk po them se nuk mund të jesh financiarisht i suksesshëm. Unë po them se duhet të kesh një qëllim të madh për të arritur në jetë, larg atij për të qenë financiarisht i suksesshëm.

Ti mund të ndryshosh vetëm, nëse e ndryshon konceptin që ke për suksesin.

Ti mund të ndryshosh marrëdhëniet e shkatërruara dhe të ndërtosh marrëdhënie të reja.

Ti mund të falësh veten tënde dhe ata që të lënduan.

Ti mund të bëhesh një lider duke pasur si frymëzim një person, të cilin do ta arrish.

Ti mund të ribalancosh prioritetet e tua në jetë.

Ti mund të shërosh martesën tënde dhe të krijosh një dashuri të fortë që kurrë nuk e mendoje të mundshme.

Ti mund të bëhesh prindi më fantastik i mundshëm në çdo moshë, edhe në moshën 80 vjeçare, por mos prit deri në atë moshë.

Ti gjithmonë do të kesh mundësi të bësh më shumë para, por nuk do të kesh mundësi të fitosh më shumë kohë.

Një ditë ne të gjithë do të vdesim. Për çfarë do ti që të të kujtojnë? Cili është qëllimi yt më i madh në këtë botë?

Sot ti do të përballesh me një botë ku ekziston dashuria e vërtetë, por do të kuptosh se dashuria për ty ka qenë ajo dëshira jote e fortë për të pasur më shumë.

Tranformoje atë dashuri në një dashuri tjetër me ndjenja. Dhuro ndjenja përditë e më shumë nga vetja dhe pavarësisht se si do të venë gjërat, mos u pendo. Bota ka nevojë për ty më shumë se kurrë.

Së bashku, dashuria, vullneti, mirësia, falja dhe besimi në njerëzim do ta mundin të ligën në botë. Një herë e përgjithmonë.

Kemi përzgjedhur edhe 20 thënie të Morgan Freeman që shërbejnë si mësime të vyera për jetën:

1. A do të isha gjithmonë këtu?

Jo, unë nuk isha.

Unë isha i pastrehë, isha një shofer taksie, shofer kamioni, ose çdo lloj pune që do të më mundësonte një copë buke.

Ti kurrë nuk e di se çfarë do të ndodhë.

2. Mënyra më e lehtë për të pasur një humbje të garantuar është të heqësh dorë.

3. Kur të keni zgjedhur diçka, mençuria dhe kujdesi i Zotit do të jenë udhëzuesit tuaj.

Për mirë ose keq, fati yt qëndron në atë marrëdhënie.

4. Mund të them se jeta ka qenë bujare me mua.

Ka qenë dhe është.

Kështu që mendoj se detyra ime është të jem i mirë me jetën.

Si mund të jesh i mirë me jetën?

Duke e jetuar atë.

6. Përderisa ndihesh si një viktimë, atëherë do të jesh një i tillë.

7. Unë gjithmonë u them fëmijëve te mi se në qoftë se ju tërhiqeni ose dorëzoheni nga diçka, njerëzit do t’ju poshtërojnë.

Por nëse vazhdoni të përpiqeni, gjithmonë do të gjendet dikush që do t’ju japë një dorë për t’ju ndihmuar.

Gjithmonë.

Por ju duhet të mbani ritmin, ju duhet të mbani këmbët tuaja duke lëvizur.

8. Vetëm falja çliron shpirtin dhe largon frikën.

9. Nëse jetoni një jetë të shtirur, jeta juaj nuk vlen asgjë derisa të bëni diçka që sfidon realitetin tuaj.

10. Mos ndryshoni për hir të të tjerëve.

Ndiqni muzën tuaj gjithmonë, gjithmonë.

11. Nëse zgjoheni dhe shihni jashtë që bora ka vajtur deri në gjunjë, ti nuk je i mbushur me zemërim.

Është vetëm diçka që duhet ta përballosh dhe ti bësh ballë.

12. Ne, njerëzit jemi më të shqetësuar për atë që kemi se për atë që jemi.

13. Nëse jeta juaj rezulton të jetë e mirë dhe ju keni patur shumë fat në jetë, atëherë bëni të njëjtën gjë për të tjerët.

14. Njëherë dëgjova një njeri të mençur duke thënë se nuk ka njeri të përsosur.

Ka vetëm qëllime të përsosura.

15. Nëse dëshiron të shohësh një mrekulli, bëhu ajo.

16. Të mësosh si të jesh i qetë dhe i heshtur, të jesh vërtetë i qetë dhe i heshtur dhe të lësh jetën të ecë – atëherë qetësia dhe heshtja do të bëhet shkëlqim.

17. Si ta ndryshojmë botën?

Duke shprehur një akt të rastësishëm të mirësisë në kohë.

18. Kurrë mos lejo krenarinë të jetë motivi juaj drejtues.

Lejo që arritjet e tua të flasin për ty.

19. Sfidoje veten, është mënyra e vetme që të bën të zhvillohesh.

20. Shumë shpesh, e dini, ju ndaloni duke ecur sepse ju thoni, ‘Epo, jam i lodhur duke e ngjitur këtë kodër.

Kurrë nuk do të arrij në majë’ Dhe ju jeni vetëm dy hapa nga maja e kodrës.

Learta në Stamboll, kush po kujdeset për Matinin në Kosovë, Shyhretja apo Drita?

Learta Jakupi eshte ber po thuajse figura ma ekomentuar në vendin ton, nuk ka foto a po vidio qe nuk i komentohë Leartes, për te vetmen arsyje së është reja e këngetares së njohur shqiptarë Shyhrete Behlulit, jo që eshte e shquar Learta me ndonje profesion të veqant, mund të themi qe koheve të fundit po mundohet te depertoj edhe si këngetarë, por ta shohim a do ja arrij transmeton Trendi-ks.info

Por gjat kesaj kohë kur media online eshte merr shum më Learten ajo nuk ka nejt e nuk i ka shikuar shkrimet por duke pas parasysh vemendjen qe ja kan dhan portalet e mediat ajo ka filluar një biznes me fustana e sigurisht qe shkurja ne Stamboll është e lidhur edhe me ket pjes.

Por të gjith jan kurreshtar te din se kush po kujdeset per djalin e saj Matinin pasi që edhe burri i Leartes gjindet në Stamboll e sigurisht qe per Matinin kujdesët këngetarja Shyhrete Behluli!

Femrat kokëforta janë bashkëshortet më të mira. Ja arsyja befasuse!…

Nuk është e lehtë të duash një femër kokëfortë, sidomos sepse ajo mbron opinionet, parimet dhe bindjet e saj.

Mund të nevrikoset dhe të të mërzisë.

Nga ana tjetër, edhe pse mund të jetë shumë kokëfortë, një femër e tillë do të gjendet përherë pranë personit që do kur ai të ketë nevojë, edhe pa i thënë gjë fare. Ndaj, nëse je mashkulli me fat që ke njohur një femër kokëfortë, ja çfarë duhet të dish për të:

1. Një femër kokëfortë e di çfarë do dhe bën gjithçka për ta arritur.

Mund t’i lërë mënjanë ndjenjat për objektivat që i vendos vetes, por për personin që do, ajo bën gjithçka. Ajo do të të dojë, pavarësisht se çfarë ndodh mes jush.

2. Femrat janë krijesa të ndjeshme dhe një femër kokëfortë është përherë në sinkron me emocionet e tua.

Ajo e di çfarë të emocionon dhe bën gjithçka për të të parë të lumtur. Të jesh kokëfortë do të thotë edhe të jesh e ndjeshme.

3. Ajo të njeh më mirë se veten dhe do të luftojë përherë për më të mirën e të dyve në shëndet, siguri apo lumturi.

Nuk do të largohet nëse të sheh duke dështuar, por do të të tregojë se të do dhe të mbështet dhe do të bëjë gjithçka që të dy t’ia dilni mbanë.

4. Një femër kokëfortë është energjike.

Ajo është kokëfortë për një arsye. Ndoshta sepse nuk ka marrë asnjëherë ato çfarë ka merituar, apo sepse ka kaluar nëpër një moment të vështirë në jetën e saj.

Një femër e tillë është e fortë dhe mundohet t’i arrijë gjërat që do. Kjo jo vetëm do të të frymëzojë edhe ty, por do ta bëjë edhe atë një femër fantastike në sytë e tu si partner i saj.

5. Ajo është reale.

Nuk të mbështet për shkak të frikës, mëshirës apo dobësisë. Nëse nuk është dakord me ty, ta thotë hapur. Kjo gjë do ta bëjë marrëdhënien tuaj më të sinqertë dhe më të fortë.

6. Një femër kokëfortë do të ta bëjë jetën më interesante.

Fundja, kush do të donte një lidhje me dikë që është gjithmonë dakord me ty? Duhet dikush që të të kundërshtojë, pasi kështu edhe vetëpërmirësohesh.

Kokëfortësia e saj do t’i bëjë më të vështira vendimet e tua, por kjo gjë do t’i japë dinamikë lidhjes suaj dhe do e çojë atë drejt përmirësimit të vazhdueshëm.

Është e sigurtë. Të jesh kokëfortë do të thotë të jesh besnike e asaj që beson dhe femra të tilla janë padyshim shumë tërheqëse.

7. Do të kujdeset përherë për ty.

Një femër kokëfortë do të jetë e kujdesshme për të vënë re mënyrën se si të trajtojnë të tjerët. Ajo do të listojë në krye të listës së prioriteteve të saj dhe do të të dojë, edhe kur të jetë e nevrikosur.

8. Do të të çmendë, në kuptimin e mirë të fjalës.

Një femër kokëfortë do të luajë me nervat e tua. Ajo nuk do të bjerë dakord me ty në gjithçka, por do të të dojë deri në fund të jetës së saj.

Nuk ka asgjë të gabuar në gjetjen e dikujt që të acaron nga nervat, por që më pas të tregon me vepra se sa të do.

9. Ajo është në gjendje ta thotë hapur mendimin e saj.

Ndonjëherë edhe do të debatoni. Kjo gjë është e pashmangshme. Mirëpo një femër e tillë përherë sjell argument të logjikshëm.

Falë kokëfortësisë së saj, ajo do ta dijë se cilat fakte do të mbështesin më mirë opinionin e saj.

Kuriozitete të cilat nuk i keni ditur për meshkujt dhe femrat

Nëse mendoni se i dini të gjitha lidhur me meshkujt dhe femrat, ndoshta mund të gaboheni.

Kjo sepse bota e tyre kap një diapazon të gjerë.

Më poshtë mund të lexoni disa kuriozitete të cilat ndoshta nuk i keni ditur më parë:

Meshkujt:

Fertiliteti i meshkujve vihet në rrezik nga çfardo lloj kompjuteri që ata vënë në prehrin e tyre.

Në vitin 2013 një burrë bleu një shtëpi pranë ish gruas së tij vetëm që në kopsht të vendoste një statujë që paraqitste gishtin e mesit të dorës.

Meshkujt e pabesë kanë një inteligjencë më të ulët.

Një sondazh ka zbuluar se meshkujt harxhojnë një vit duke vëzhguar femrat.

Gjysma e femrave të cilat humbin jetën nga vrasjet vriten nga burrat, partnerët apo ish të dashurit e tyre.

Meshkujt gënjejnë gjashtë herë në ditë.

Një mashkull harxhon pothuajse gjashtë muaj për ta rruar mjekrrën.

Meshkujt me gra simpatike kanë nivele më të larta kënaqësie në martesë.

Meshkujt qerosë perceptohen si më të fortë në krahasim nga meshkujt me flokë.

Në Indi një burrë është martuar me një qen si rit ndëshkimi.

Femrat:

Cdo 90 sekonda një grua vdes gjatë shtatzanisë ose gjatë lindjes.

Gratë përdorin 20 mijë fjalë në ditë duke folur.

Izraeli është vendi i vetëm në botë që u kërkon femrave me ligj ta kryejnë ushtrinë.

40 përqind e lindjeve në SHBA regjistrohet nga femrat e pa martuara.

Femrat harxhojnë pothuajse një vit nga jeta e tyre për të vendosur se çfarë do të veshin.

20 gratë më të pasurat në botë thesarin e kanë trashëguar nga bashkëshorti ose babai.

Femra arrinë ta mbajë një sekret maksimumi 47 orë e 15 minuta.

Një femër në Mbretërinë e Bashkuar posedon mesatarisht 19 palë këpucë, por mbathë vetëm 7 prej tyre.

Në Rusi janë 9 milion femra më shumë se meshkuj.

Femrat qajnë mesatarisht nga 30 deri në 64 herë në vit, për dallim nga meshkujt 6 deri në 17 herë.

Femrat mesatarisht gënjejnë 4 herë në ditë, ndërsa meshkujt 6 herë.

Femra më e re e divorcuar është 10 vjeçe.

Femrat mësuan të mbathin këpucë me taka nga meshkuj rreth viteve 1600.

Atletet e futbollit të dizajnuara për t’i ruajtur gishtat

Me siguri se e keni pasur një shok i cili duke u munduar ta godasë topin e futbollit, ka goditur tokën apo ndonjë gjë tjetër dhe kështu ka lënduar gishtat e tij.

Për vite me radhë lojtarët gjatë ndeshjes kanë thyer thonjtë, gishtat apo edhe këmbët, shkruan Sportbible.

Mirëpo si duket dikush ka menduar gjatë për këtë problem dhe më në fund ka arritur ta zgjidh atë.

Stilisti italian i modës, John Serafino, ka dizajnuar një palë atlete të cilat i sigurojnë gishtat e futbollistëve gjatë lojës.

Tani atletet e futbollit “Serafino 4th Edge” kanë një hundë të sheshtë që i mundësojnë përdoruesit ta godasë topin në mënyrë të përsosur, pa u brengosur fare për gishtat.

Qentë mund të nuhasin 100 mijë herë më mirë se sa njerëzit

Pa dyshim që njeriu është qenia më inteligjente në planet, por ka disa raste kur kafshët duken më të afta se sa njerëzit.

Përshembull, nuhatja e një qeni është rreth 10 mijë deri në 100 mijë herë më e mirë se sa e një njeriu.

Ndërsa tigri mund të konsumojë 10 kilogramë mish përnjëherë, dhe më pas të qëndrojë një javë pa ngrënë asgjë.

Për më shumë kuriozitete ndiqeni videon e plotë më poshtë: