Nëse i ke prindërit ende gjallë, mos humb kohë! Duhet ta lexosh patjetër këtë…

Marrëdhënia midis prindërve dhe fëmijëve nuk është gjithmonë idilike. Sidomos kur rriteni dhe personalitetet tuaja bëhen të forta, të kuptuarit e zgjedhjeve dhe vendimeve të babait dhe nënës tuaj është një detyrë e vështirë. Por falja e prindërve për të gjitha ato që kanë bërë dhe që ju kanë bërë të ndiheni keq është gjesti më i madh i dashurisë që mund të bëjmë ndaj tyre.Çdo prind gjithmonë bën më të mirën e tij.

Edhe ne, kur të bëhemi baballarë ose nënat, do të punojmë sa më mirë që mundemi, për t’i bërë fëmijët tanë të rriten mirë.Nëse e vendosim veten në këpucët e tyre, ne patjetër mund të kuptojmë pse bëjnë zgjedhje të caktuara: ndoshta edhe ne në kushtet e tyre do të kishim marrë të njëjtën rrugë të shkelur nga prindërit tanë.Fali prindërit, sepse ata bënë më të mirën e tyre dhe ata nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë më mirë se aq.

Askush nuk ju mëson të jeni një baba dhe një nënë e mirë, nuk ka manuale, nuk ka udhëzime, është vetëm instinkti që luan një rol me rëndësi thelbësore, aq i mrekullueshëm sa edhe i vështirë.Shumë herë menduam t’i thonim prindërve tanë se ndoshta ishte më mirë të mos na sillnin në botë, por kjo nuk është e drejtë me taAta na donin shumë kohë para se të mbërrinim në këtë botë dhe ata e bënë atë pavarësisht çdo gjëje që ndodhi.

Falini prindërit tuaj, sepse ata janë të përkushtuar, por të gjithë jemi qenie njerëzore dhe bëjmë gabime, ndërsa përpiqemi të bëjmë mirë gjërat.

Të gabosh është njerëzore dhe të falësh prindërit e tu do të na ndihmojë për të falur veten, kur ne të angazhohemi në të njëjtat gabime ose gabime të ngjashme.Ne jemi me fat që mund të mësojmë nga gabimet e tyre, edhe nëse ato mund të na bëjnë të vuajmë kaq shumë.

Mund të mësojmë prej tyre për të bërë gjëra më të mira.Ne duhet ta mbushim zemrën me dashuri dhe dhembshuri, duke mësuar të falimJu nuk shkoni askund me zemërim dhe pakënaqësi. Kjo është një barrë shumë e rëndë emocionale, e cila përfundon jo vetëm duke prishur marrëdhëniet me prindërit tanë, por jetën tonë në vetvete, sepse zemërimi nuk na lejon për të ndjekur qëllimin e vërtetë përfundimtar të ekzistencës sonë:

Lumturinë.Le ta lëmë krenarinë mënjanë dhe të mësojmë të kërkojmë falje, të mësojmë të falim, ne jemi njerëz të rritur, ne duhet të dimë se si ta bëjmë atë.Hedhja e hapit të parë është thelbësore për shpresën për një marrëdhënie më të mirë në vitet që mbeten me prindërit tanë dhe një jetë më paqësore.

“Mos i besoni burrit që qan, kalit që djersin dhe gruas që …”/Thëniet më të Bukura Turke

Turqia është një komb me të cilin na ka lidhur rrjedha e historisë, mes luftrash, pushtimesh e deri tek rekrutimi i shqiptarëve për t’i vënë në postet më të larta drejtuese të shtetit të tyre, ministra, kryeministra, vezirë, gjeneralë etj.

Sado i prishur të jetë drejtpeshimi historik, përplasja e rrymave kulturore të të dy vendeve nuk ka sesi të mos ketë lënë gjurmët e veta me anë të shkëmbimeve.

Ne përdorim shumë fjalë turke në gjuhën tonë të përditshme, kemi respekt të ndërsjellë për besimet, përdorim frazeologjinë dhe ushqehemi me kuzhinën e tyre tradicionale.

Ai që fle me gjarpërin nuk bën të ankohet se e ka kafshuar.

Ajo që s’bëhet në ditën e vet nuk bëhet as për një vit.

Babai i dhuroi fëmijës një vresht të tërë, kurse ai s’i dhuroi atij as një kalavesh rrush.

Duhet sakrifikuar mjekra për të ruajtur kokën.

Edhe po dite një mijë gjëra, pyet atë që di qoftë edhe një gjë të vetme.

Kadiu është i shurdhër, myftiu është i verbër; per veten kujdesu vetë.

Mallkimi sillet e sillet e bie tek mallkuesi.

Mos merr borxh te pasaniku, as mos u bëj dorëzanë për të varfrin.

Në i thua mikut fshehtësi, dije se edhe ai ka miqtë e tij.

Nëse armiku është një milingonë, ti konsideroje si elefant.

Qengjin e ndarë nga tufa e ha ujku.

Rrëzohet i pasuri – ka qenë aksident, rrëzohet fukarai, ka qënë i dehur.

Ruaju nga ata që ju ke bërë mirë.

Sikur të nxirrej në ankand intelekti, secili do të blinte të vetin.

Veza e fqinjit ka dy të kuq.

Armiku që falet nuk zihet mik.

Fqinjin tënd duaje, por gardhin mos e hiq.

Ai që flet me ty për të metat e të tjerëve, me ata do të flasë për të metat e tua.

Gruaja pa vithe është si shtrati pa jastëk.

Jeta është një shkollë e papërfunduar, njeriu orë e çast mëson gjëra të reja.

Kur lulja ul gjethet, nuk kërkon falje por ndihmë.

Kur më gënjen një herë, fajin e ke ti, kur më gënjen përsëri, kam faj unë.

Mos i besoni burrit që qan, kalit që djersin dhe gruas që betohet.

Para martesës femra është pikëpyetje, pas saj, pikëçuditëse.

Më e vështirë është të mbash një fjalë, se një fjalim.

Dashuria, kruajtja dhe kolla nuk mund të fshihen.

“Mos e besoni po deshët!”/ Plot 13 Gjëra që Mund të Bëni me Kafenë Përveçse ta Pini…

Miliona njerëz në mbarë botën preferojnë kafenë para çdo pijeje tjetër. Në të vërtetë, ka shumë opsione për të zgjedhur që nga ekspresi, me ose pa qumësht, të nxehtë, të ftohtë, etj…

Por ajo që është edhe më mbresëlënëse është se ka shumë mënyra në të cilën mund ta përdorni tjetër këtë pije popullore përveç konsumimit.

Dhe disa prej tyre nuk kanë të bëjnë fare me gatimin.

Më poshtë gjeni një listë të gjërave të papara që mund të bëni me kafenë përveçse ta pini dhe ne duam t’i ndajmë ato me ju.

13. Aromatizues duarsh

Kush mund t’i rezistojë erës magjike të kafesë së freskët? A nuk doni të hyni brenda sa herë kaloni pranë një dyqani kafeje dhe të thithni erën e mahnitshme të kafesë së freskët?

Pse të mos e provoni kafe si një aromatizues duarsh? Përdorni shijen e kafesë për të hequr erën e hudhrës ose qepës nga duart tuaja, fërkoni plotësisht duart dhe shpërlajeni me ujë. U krye! Duart tuaja mbajnë aromë kafeje.

12. Maskë për fytyrën
Përveç aromës mahnitëse dhe shijes së mprehtë, kafeja ka një numër përfitimesh për lëkurën.

Llumi i kafesë heq qelizat e vdekura të lëkurës dhe siguron një efekt anti-rrudhë për shkak të përmbajtjes së saj antioksiduese. Kjo bën që baza e kafesë të jetë një nga produktet më të mira për lëkurën tuaj. Ju mund të përdorni kafe drejt e në fytyrë ose provojeni në maska të ndryshme fytyre.

Si kjo, për shembull:

– Shto 1 lugë sodë buke tek llumi i kafesë (mjaftueshëm për të mbuluar fytyrën tuaj);

– Përziejini plotësisht përbërësit;

– Aplikojeni në fytyrë;

Lëreni për 20 minuta dhe shpërlajeni me ujë të ngrohtë. Aplikoni krem hidratues pas procedurës. Ju do të vini re rezultatet menjëherë!

Kjo maskë ju sjell edhe avantazhet e sodës së bukës, e cila në mënyrë efektive pastron lëkurat e yndyrshme.

11. Aromatizues për frigoriferin

Kjo na ka ndodhur të gjithëve ne të paktën një herë – ju hapni frigoriferin dhe ju e kuptoni nga era se diçka nuk është në rregull atje. Aromat e forta nga peshqit ose ushqimet me erëza janë shumë të vështira për t’u hequr.

Po si ta zgjidhim problemin? Kafeja në mënyrë efektive lufton erërat e pakëndshme në frigorifer ashtu siç heq erërat e këqija nga duart tuaja.

Vendoseni një filxhan me kafe të mbetur në frigorifer. Kafeja do të absorbojë aromat e forta dhe problemi juaj do të zgjidhet.

10. Trajtim anti-celulit

Shumica e kremrave anti-celulit kanë një përbërës të përbashkët: Kafeinën. Problemi është se të gjitha janë mjaft të shtrenjta, kështu që nëse keni kafe në shtëpi, pse të mos e përdorni atë më mirë?

Ju mund të bëni trajtimin tuaj anti-celulit duke përzierë kafe të mbetur me pak vaj kokosi. Aplikojeni në zonën e prekur dhe masazhoni në lëvizje rrethore për disa minuta. Shpërlajeni me ujë.

Kështu keni një mënyrë shumë më të lirë për të trajtuar problemin tuaj dhe, përveç kësaj, ricikloni kafenë tuaj.

9. Largimi i pleshtave
Rezulton se qeni juaj gjithashtu mund të përfitojë nga llumi i kafesë. Si është e mundur kjo?

Për shkak të aromës së saj të fortë, kafeja mund të përdoret si një trajtim i bërë vetë për të larguar pleshtat dhe për të mbajtur këto parazitë të pakëndshëm larg nga kafsha juaj shtëpiake.

Pasi t’i keni bërë qenit tuaj një banjë, fërkojeni atë me llum kafeje të përgatitur. Kjo gjithashtu sjell përfitim shtesë pasi parandalon që qenit tuaj t’i vijë aroma si një qen i lagur. Në vend të kësaj, tani do të keni një qen që mban aromë kafeje!

8. Trajtues për flokët
Kafeja ka një numër të përdorimeve për bukurinë. Ju mund ta provoni atë në lëkurën tuaj, dhe funksion mahnitshëm edhe në flokë.

Jo vetëm që i bën flokët të shkëlqyeshëm, por edhe kafeina është një ilaç i madh që trajton humbjen e flokëve, sepse stimulon rritjen e flokëve dhe i bën ato të butë dhe të ushqyer.

Për të përdorur kafenë si një produkt për kujdesin e flokëve, veproni si në vijim:

– Përgatisni ca kafe – sasia duhet të jetë e mjaftueshme për të mbuluar të gjithë flokët tuaj.

– Lëreni të ftohtë dhe pastaj aplikojeni në flokët tuaj. Masazhoni kokën në lëvizje rrethore.

– Lëreni rreth 20 minuta dhe pastaj shpërlajnei me ujë.

– Ju mund ta përdorni këtë trajtim një herë në javë.

7. Në kopsht

Këtë nuk e prisnit, apo jo?

Rezulton se kafeja mund të pasurojë dhe të ushqejë tokën tuaj në kopsht me azot. Mund të përdoret për të bërë bazë plehrash, por sigurohuni që sasia e kafesë të mos e kalojë 20%. Përndryshe përzierja e plehut do të ishte tepër e përqendruar me kafe dhe efektet do të ishin negative për kopshtin tënd.

Mbani në mendje proporcionin e rekomanduar dhe përzierjen e kafesë me plehun. Do të përmirësojë kopshtin tuaj dhe gjithashtu mund të përdoret për bimët tuaja në vazo.

6. Zbrampsës i maceve

Nëse keni një oborr në shtëpi, një tarracë ose një kopsht, ju patjetër jeni vizituar nga një mace e fqinjit ose një mace e humbur të paktën një herë. Ata vizitorë duan të urinojnë mbi lulet tuaja ose vetëm përreth të gjitha vendeve tuaja të preferuara.

Kafeja është një mundësi për t’i trembur ato pa u bërë dëm. Me sa duket, shumica e maceve nuk mund ta durojnë erën e fortë të kafesë dhe zakonisht i largon ato.

Thjesht lini ca kafe të përzjerë me lëvoret e agrumeve në vendet e duhura dhe macet do ta shmangin kopshtin tuaj.

5. Eksfoliator

Young woman using wisp and scrub on color background. Skin care concept.

Kafeja është një eksfoliator i madh natyral që ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës.

Ju mund të përgatisni trajtimin tuaj eksfoliues me përzierjen e llumit të kafesë (të përdorur ose të freskët) me vaj ulliri dhe ta përdorni për pastrim në zonat e trupit tuaj që dëshironi të eksfolioni. Lëreni rreth 15 minuta dhe shpërlajeni me ujë të ngrohtë.

4. Aromatizues ajri
Nëse nuk mund ta duroni aromën e aromatizuesit tuaj të ri të ajrit ose thjesht nuk dëshironi të mbushni shtëpinë tuaj me kimikate, përdorimi i kafesë si një freskues natyral i ajrit do të ishte alternativa më e mirë për ju. Nëse funksionon me frigoriferin, do të funksionojë edhe me pjesën tjetër të shtëpisë.

Vendosni pak kafe të përdorur dhe kafe kokërr në një çorape najloni që nuk e përdorni më dhe vendose ni atë në dhomën që dëshironi të rifreskoni. Ju mund të bëni të njëjtën gjë me makinën tuaj ose dollapin tuaj.

3. Shkëlqyes për mobiljet
Kafeja është gjithashtu shumë e dobishme për t’i bërë mobiljet tuaja të drurit me shkëlqim dhe të pastra.

Si ta bëni këtë?

Në vend që të hidhni llumin e kafesë, lëreni të ftohet dhe duke përdorur një leckë, fshijeni mbi sipërfaqen e pjesës tuaj të preferuar të mobiljeve të drurit. Jo vetëm që kjo do t’i bëjë mobiljet tuaja me shkëlqim, por gjithashtu do të vlerësoni erën freskuese të kafesë në shtëpinë tuaj.

2. Dekorim
A nuk mendoni se kokrrat e kafesë janë të bukura? Plus, era e mrekullueshme e kafesë së freskët në një farë mënyre ju jep një ndjesi të mirë, apo jo?

Kokrrat e kafesë përdoren shpesh si një element dekorativ për t’i dhënë vendin tuaj të preferuar një pamje më të bukur. Ju mund të përdorni kreativitetin dhe imagjinatën tuaj, por këtu është thjesht një ide shumë e thjeshtë dhe e bukur e dekorimit: blini një shishe transparente (ose ndonjë enë qelqi tjetër) dhe mbusheni me kokrra kafeje.

Vendoseni shishen diku dhe do të keni një send të bukur të dizajnuar në mënyrë kreative në shtëpinë tuaj.

1. Për gatim
Nëse ju pëlqen konsumimi i kafesë, do ta doni edhe ta hani.


Ju me siguri keni provuar disa receta me kafe, por nëse nuk i keni provuar ende, këtu janë disa ide për ju:

– Përdorni kafenë e çastit për të dekoruar kekët dhe ëmbëlsirat e tjera.

– Përdorni kafenë e çastit për pije të ndryshme dhe mbushje.

– Përdorni kafenë si bazë për të përgatitur ëmbëlsira dhe biskota.

Cili nga këto përdorime të kafesë ju duket më i habitshmi? A do të provoni ndonjë prej tyre ose do t’i rekomandoni ato tek një mik?

Isha 87 kg, tani jam 53! Do çuditeni sa thjesht humba 34 kg, por askush nuk ma tha në 10 vite!

Një histori suksesi e Kristinës, që për 10 vite në luftë me mbipeshën desh shkatërroi shëndetin e saj. As seanca dobësimi, as palestër, as ilaçe: Vetëm një Test i Intolerancës Ushqimore, i gjeti “hallin”…
Historia e Kristinës që do t’ju rrëfejmë pak më poshtë, në fakt është e ngjashme me të gjithë ne.

Sidomos NE, shqiptarët, që kemi kulturë të varfër informimi dhe problemet e shëndetit përpiqemi t’i zgjidhim sipas hamendësimit të familjarëve, shoqërisë, fqinjëve e plakave të lagjes.

Maksimumi vemi deri te farmacisti, që nuk na lë të dalim nga dera pa ndonjë ilaç apo suplement në dorë.

Po Mjeku? Patjetër që ka mjekë të mirë, por… ka nga ata që e shohin zgjidhje të shpejtë një problem shëndeti dhe ju orientojnë direkt te ilaçi (sikur të jenë shitës ilaçesh), apo direkt te operacioni.

Sa prej tyre, ju sugjerojnë që fillimisht të provoni ndryshimet dietike për të provuar si alternativë të parë zgjidhjen e problemeve me shëndetin dhe pastaj t’ju japin një recetë ilaçesh?

Hmmmm, vështirë! Kështu i ndodhi edhe Kristinës, 38-vjeçares që për 10 vite luftoi me mbipeshën (ishte 87 kg), ndërsa mjekët herë i dhanë ilaçe kolesteroli, herë e bënë me diabet, herë e nxorrën me probleme hormonale, ndërsa ajo kishte një problem shumë të thjeshtë: Intolerancën Ushqimore, trupi nuk ia pranonte disa ushqime të caktuara.

Asnjë prej 12 mjekëve që ishte vizituar nuk ia kishte thënë këtë dyshim, por e keqorientuan drejt ilaçeve të gabuara, por edhe e lodhën psiqikisht, duke i thënë se e kishte nga jeta sedentare, ngaqë punonte në Call Center dhe rrinte gjatë ulur…

Kjo ishte një betejë e gjatë për Kristinën, por më në fund e fituar, falë realizimit të Testit të Intolerancës Ushqimore dhe ajo tashmë është 34 kg më pak dhe tejet e shëndetshme, plot energji për punën dhe këtë intervistë për gazetën “Super Shëndeti”.

Përshëndetje, Kristina, faleminderit që pranove të ndash historinë me ne. Si ndihesh 34 kg më pak?
Si flutur (qesh). Ndihem vërtet shumë mirë dhe plot dëshirë dhe energji për jetën.

Jo vetëm pse ndihem me më pak kile në trup, por edhe nuk kam më probleme shëndeti.

Dikur ndihesha e lodhur gjithë kohës, ndihesha e fryrë në stomak dhe bark, kisha kapsllëk, fytyra dhe gjymtyrët më enjteshin shpesh dhe nuk dija se çfarë problemi të trajtoja më parë.

Shtimi në peshë më nisi që në moshën 27-28 vjeç dhe kur arrita 37 vjeç, pra vjet, unë arrita peshën 87 kg.

Punoja dhe punoj në një Call Center dhe më vinte turp kur shkoja në zyrë, sepse më dukej sikur të gjithë më shihnin mua.

Po ashtu, nisa të izolohesha në shtëpi dhe të mos dilja me njerëzit, sepse ndihesha shumë në siklet.

Tani mezi “më kap” shtëpia (qesh).

pse shtuat aq shumë në peshë?

Unë tani e di pse shtova, se dikur nuk e kuptoja.

Madje, nëna ime thoshte “kjo vajzë edhe ujë kur pi, i bëhet dhjamë”.

Problemi i shëndetit tim kishte qenë Intoleranca Ushqimore, ndaj më shfaqeshin fryrjet, gazrat, enjtjet, lodhja e vazhdueshme, dhimbje koke etj.

Unë kisha qenë intolerante ndaj disa ushqime, që nga të gjithë mjekët thuhet që të hahen me shumicë, si psh: rezultova intolerante nga 5 fruta-perime që janë nga më të përdorshmet: limoni, mandarina, shega, spinaqi dhe lakra jeshile (lakra e kuqe jo).

Dhe të mendosh, të gjitha këto ishin ushqimet që unë i konsumoja më së shumti, me idenë se janë të shëndetshme dhe të ndihmojnë të biesh në peshë.

DHE KUR U THOJA DOKTORËVE QË “SHIKO SE UNË USHQEHEM SHËNDETSHËM ME KËTË REGJIM USHQIMOR”, ATA MË SHIHNIN ME DYSHIM DHE ME NËNQESHJE, U LEXOHEJ NË SY QË NUK MË BESONIN ASPAK DHE U DUKESHA NJË LLUPËSE KRONIKE GËNJESHTARE.

Realisht, kjo gjë më bënte të ndihesha shumë keq emocionalisht, askush nuk më besonte që po bëja gjithçka sa u përkiste dietave, piva cajra e lëngje dobësimi, pilula dobësimi, madje pata ndjekur edhe seanca dobësimi në qendra të posaçme etj, dhe pa asnjë rezultat.

Sa humbja ndonjë kile, e merrja direkt pas një jave maksimumi, duke u ndier gjithnjë e më keq me shëndetin.

Madje, doktorët më dhanë edhe ilaçe kot së koti për kolesterolin dhe probleme hormonale, e disa suplemente që më bënë dëm.

Një tjetër mjek endokrinolog me emër, më tha se isha paradiabetike, pastaj pas 1 muaji dola që nuk isha.

Ashtu siç nuk kisha as kolesterol dhe as probleme hormonale, por vetëm Intolerancë Ushqimore që zgjidhet duke shmangur ushqimet që nuk t’i toleron trupi.

Si e zbuluat ju që kishit Intolerancë Ushqimore?
Në fakt, arsyeja pse po jap dëshminë time për gazetën “Super Shëndeti” është pikërisht fakti se te kjo gazetë kam lexuar për herë të parë për intolerancën ushqimore.

Po lexoja shenjat, simptomat, trajtimi që niste vetëm pas Testit të Intolerancës Ushqimore.

Kontaktova në numrin që ishte lënë në gazetë, për të mundësuar Testin e Intolerancës Ushqimore (CEL: 069 88 17 187) dhe kur më thanë çmimin, në fillim u stepa pak.

Por, kur u kujtova sa ilaçe “kisha ngrënë” dhe analiza koti andej-këndej, atëherë vendosa ta provoj dhe ishte vërtet fat që e provova.

Ju falenderoj për sugjerimin, pasi ka qenë bekimi i shëndetit tim.

Ju falenderojmë edhe ne për fjalët pozitive, por për të ndihmuar të gjithë të tjerët, a mund t’ua tregoni ju më mirë, si e keni realizuar Testin e Intolerancës Ushqimore, për të qenë konkret me lexuesit?
Siç ju thashë, unë u lidha përmes numrit të telefonit 069 88 17 187, nga ku më prenotuan takim me një doktoreshë italiane, që vinte në Shqipëri çdo muaj.

Më morën më pas në telefon për konfirmim date dhe orari.

U paraqita pranë doktoreshës, e cila më mori 2 fije floku, nga pjesa pas kokës.

Kaq e thjeshtë ishte procedura.

Pa asnjë parapërgatitje, pa asnjë frikë, pa kufizim të ngrëni apo të piri përpara.

Siç më tha doktoresha, këto fije floku analizoheshin më pas për 800 elementë ushqimorë, ku përfshiheshin ushqime, minerale, vitamina, kripëra etj.

Përgjigjia do të vinte pas 2 javësh, më produktet që unë isha intolerante dhe dietën e personalizuar dhe ashtu ndodhi vërtet: pas 2 javësh më telefonuan dhe më thanë që të shkoja të merrja dosjen e personalizuar, së bashku me ushqimet që duhet të shmangia.

Cfarë nuk të toleronte trupi yt dhe çfarë e toleronte shpejt, përgjithësisht si rezultoi Testi yt?
Siç e ceka pak më lart, dola intolerante ndaj limonit, që unë e konsumoja çdo ditë si lëng, në sallatra, apo direkt, më idenë që të tresja ushqimin më shpejt dhe të dobësohesha.

Që dmth ia kisha futur krejt kot…

Isha intolerante gjithashtu ndaj mandarinës (por jo ndaj portokallit), ndaj shegës, ndaj spinaqit, ndaj lakrës jeshile (por jo të kuqes).

Isha gjithashtu intolerante ndaj mërkurit dhe kjo bënte që mos të mi pranonte trupi peshqit e mëdhenj, isha intolerante ndaj algave të detit, leshterikëve (dhe të mendosh se kisha marrë suplemente të tyre gjoja për dobësim dhe tretje të shpejtë), isha intolerante ndaj çaji jeshil, ndaj vajit të lulediellit e disa të tjerave.

Sipas dietës së personalizuar që më erdhi, ishin të shënuar me të kuqe ushqimet që nuk më lejoheshin, kishte disa që mund t’i haja në mënyrë të kufizuar dhe me jeshile ato që më lejoheshin të konsumoja më së shumti.

Cuditërisht, psh unë mund të haja mish, sepse trupi ma toleronte.

Mund të haja makarona, nëse i shoqëroja me kungull të njomë etj.

Gjithashtu ma toleronte trupi edhe gjalpin, por jo vajin e lulediellit.

Pra, e çuditshme sa pak dimë gjithsecili për ne, për organizmin tonë.

Kequshqyerja nuk ishte vetëm të haje hamburgera e gjëra të skuqura, por edhe të haje produkte BIO që nuk t’i toleron trupi.

Cfarë të sugjeroi mjekja?
Sigurisht, më tha të eliminoja për 1 vit këto produkte, duke më thënë që të haja ushqime të ngjashme në vlera me to.

DERI TANI KANË KALUAR 11 MUAJ DHE THJESHT DUKE SHMANGUR USHQIMET QË KAM ME TË KUQE, PA ASNJË SFORCIM DIETE, PA PALESTËR, PA SEANCA DOBESIMI, PA ASNJË SAKRIFICË, KAM HUMBUR PLOT 34 KILOGRAM. ISHA 87 KG, TANI JAM 53 DHE SUPER E SHËNDETSHME NË ORGANIZËM.

Më është kthyer entuziasmi për jetën, vishem më mirë, ndihem më mirë.

E vetmja gjë që bëj, është se eci 30 minuta në ditë, duke menduar pozitivisht.

Pas 1 muaji, pra pasi bëhet fiks 1 vit, unë mund të filloj të rifus në dietë produktet e ndaluara 1 e nga 1, për t’i provuar nëse jam ende intolerante.

Por gjithçka pak e nga pak dhe duke parë si do reagojë organizmi.

Nëse sërish është intolerant, duhet riprovuar pas muajsh të tjerë.

E rëndësishme është që ndihem shumë mirë.

Jeta ime ndryshoi falë Testit të Intolerancës ushqimor, FLM!

PRENOTONI TESTIN E INTOLERANCES USHQIMORE PER 800 ELEMENTE

– Testi i Intolerancës Ushqimore kryhet nga mjekë italianë, që vijnë çdo muaj në Tiranë.

Testi bëhet nëpërmjet flokut, pas asnjë lloj dhimbje apo parapërgatitje, në çdo orë të ditës.

Ata marrin materialin (2 fije floku) dhe e dërgojnë për analizim të detajuar në laborator gjenetik, në Itali (Në Shqipëri nuk ka laborator të tillë).

Pas 2 javësh, ata na dërgojnë në Tiranë dosjen e personalizuar të ushqimeve ndaj të cilave jeni intolerantë dhe dietën e personalizuar: çfarë të shmangni dhe çfarë të konsumoni.

– Nëpërmjet Testit të Intolerancës Ushqimore në ADN kontrollohen 600 lloje ushqimesh dhe 200 minerale, vitamina apo ndotësish ambjentalë, të shoqëruar me dietën përkatëse të personalizuar.

PËR PRENOTIM: 069 88 17 187

BËNI TESTIN E INTOLERANCËS PËR KËTO SËMUNDJE
– Jeni mbipeshë?

– Keni dhimbje barku?

– Djegie dhe fryrje stomaku?

– Gastrite?

– Dhimbje kronike të kokës?

– Ankth, stres, depresion?

– Lodhje kronike?

– Mungesë përqendrimi?

– Alergji të lëkurës, Sinusit?

– Çrregullime në jashtëqitje?

– Probleme hormonale?

– Fryrje të këmbëve dhe duarve?

– Anemia?

– etj?

Bëj Testin e Intolerancës Ushqimore, zgjidh SAKTE problemin e shëndetit vetëm me Ushqim!

Testi që parashikoi me saktësi të ardhmen e fëmijëve dhjetra vite më vonë…

Çfarë është testi i kubave të sheqerit? (Marshmallow Test)

Kur shikon fëmijët dhe mendon për çdo teori që flet mbi mënyrën se si të dallosh një fëmijë që do të jetë i suksesshëm në të ardhmen, kupton se thuajse të gjitha teoritë janë të gabuara, sepse nuk janë certifikuar.

Për shembull, nëse nisemi me klasifikimin e koeficientit të inteligjiencës. Mund të ndodhë që një person të ketë IQ të lartë, por në shumicën e rasteve një person i tillë bëhet thjesht një person i zakonshëm në të ardhmen.

Pra, cili është testi më i mirë që korrelon me suksesin e fëmijës në të ardhmen?

Testi i kubave të sheqerit.

Merr një fëmijë dhe e pyet: “Do një kub sheqeri tani, apo dy kuba sheqeri disa orë më vonë?”.

Fëmijët që zgjedhin ta marrin kubin e sheqerit tani, janë ata që i bien rrugës së shkurtër, që nuk duan të mundohen shumë për t’i arritur gjërat që duan.

Ndërsa fëmijët që mendohen dhe zgjedhin mundësinë e dytë, janë ata që ecin më tepër me logjikë në jetë, se sa me impulsivitet.

Mund të mendosh se ky test është për fëmijë, por nëse këta fëmijë i ndjekim për dekada me radhë, do të zbulojmë se ata kanë një jetë më të suksesshme, më pak divorce, më shumë të ardhura, si dhe pozitë më të mirë në shoqëri.

Në fakt, ky është çelësi i suksesit në jetë, të mos pretendojmë përherë mënyrën e shpejtë e të thjeshtë, por dhe të mundohemi për ta arritur atë që duam.

Mirëpo kjo gjë mund të jetë edhe pak e vështirë, pasi është edhe e lidhur me personalitetin e fëmijës.

Fëmijët e varfër tentojnë të zgjedhin mënyrën e shpejtë, pasi mendojnë se çdo gjë zhduket pas pak kohësh. Por edhe ata mund të mësohen se nëse presin edhe pak, mund të përfitojnë më tepër.

Kështu mund të kalitet edhe vullneti e dëshira e tyre për të pasur më shumë, edhe pse jo në mënyrën e shpejtë.

Ajo që ne e kemi të ndryshme nga kafshët, është se ne e kuptojmë kohën, ne e kuptojmë konceptin e të ardhmes. Më parë njerëzit bërtisnin të komunikonin, kur ndodheshin larg njëri-tjetrit, ndërsa tani flasin me internet, me telefonata. Kohët kanë ndryshuar. Nëse sot shkon dhe i përpiqesh t’i mësosh qenit tënd konceptin e së nesërmes, do të kuptosh se s’do t’ia dalësh dot. Kafshët jetojnë në të tashmen, por suksesi nuk llogaritet në këtë mënyrë. Suksesi varet nga mënyra se si e llogarit të ardhmen tënde.

Nëse fut në një dhomë dy persona, njërin me koeficient inteligjence më të lartë dhe tjetrin me koeficient inteligjence më të ulët dhe u jep atyre detyrën që të vjedhin një bankë, është thuajse e sigurtë që ata me IQ më të ulët do të sigurojnë një performancë më të mirë, sepse nuk do të mendohen për ndërlikimet ligjore etj. Por që suksesi u përket atyre që e mendojnë të ardhmen dhe ëndërrojnë për të.

“Shtëpia Xixë”/ 20 Ide fantastike për sistemimin e gjërave dhe palosje të përsosur

Nëse e organizoni me mençuri hapësirën tuaj të jetesës, ju do të keni rehati të jetoni dhe të punoni, edhe nëse jetoni në shtëpinë më modeste. Plus, do të kurseni shumë kohë gjatë procesit të pastrimit.

Ja disa ide interesante se si t’i rregulloni gjërat në shtëpi, në mënyrë që çdo gjë të jetë e sistemuar dhe rrëmuja të dëbohet përgjithmonë:

Një hapësirë e organizuar siç duhet është sekreti i rendit perfekt

Ju mund të vendosni të gjitha gjërat tuaja në shporta dhe t’i etiketoni ato në mënyrë që gjithmonë ta dini se çfarë kanë brenda, siç bëhet këtu.


Edhe ju mund të keni një frigorifer të organizuar si ky:

Nëse doni që gjithçka të ketë vendin e vet, ju duhet të synoni të krijoni atë që tregohet këtu.

Një shportë dhe një mbajtëse dyshe mund t’ju shpëtojë nga rrëmuja jashtë rafteve, siç mund ta shihni këtu.

Për të vënë në rend të gjitha sendet e shpërndara nëpër dhomë, ju mund të krijoni rafte të mbyllura si këtu.

Që të mos humbni më asgjë!

Nëse keni një dhomë posaçërisht për lavanderi bëjeni të duket kështu!

Nëse keni një dhomë posaçërisht për lavanderi bëjeni të duket kështu!
Dollapi juaj i tejmbushur mund të bëhet i pastër dhe i organizuar në sajë të shportave dhe rafteve shtesë

Që të keni akses sa më thjeshtë në të gjitha gjërat tuaja të vogla, mund t’i bëni vetë apo thjesht t’i blini të gatshëm ndarëset e sirtarëve.

Kjo është bima që shëron 90% reumatizmën

Në Shqipëri, rastet e pacientëve që vuajnë nga reumatizma janë në rritje duke prekur edhe moshat nën 30-vjeç. Shkak është stili i keq jetesës dhe kequshqyerja.

Reumatizma është një sëmundje që ka të bëjë me dëmtimin e kyçeve të trupit, të cilat në çdo lëvizje të trupit shkaktojnë dhimbje.

Mjekët deklarojnë se një regjim i dobët ushqimor dhe mungesa e aktivitetit fizik janë dy faktorët kryesorë që sjellin problemet me kyçet.

Shumë studime të mirënjohura mjekësore, të cilave i referohet kanë dalë në përfundimin se përdorimi i trëndafilit të egër në formën e pluhurit apo pudrës redukton në 90 % rastet e dhimbjeve nga reumatizma,

”Pa mundim fare” Ja si te RRISNI floket deri ne 10 CM ne muaj me receten BIO

Nëse jeni gjithmonë në kërkim të mrekullive për t’i rritur flokët më shpejt, po ju tregojmë për Metodën “kokë-poshtë”, e cila premton rritje të flokëve në pak kohë.
Kjo metodë vjen nga SHBA, një mënyrë e re, e pazakontë për t’i rritur flokët shumë shpejt: quhet Metoda “kokë-poshtë” ( The inversion method).

Masazhoni lëkurën e kokës kur jeni me kokën poshtë. Duke qëndruar kështu, përmirësohet qarkullimi i gjakut, i cili ndikon në rritjen e flokëve.

Koka duhet masazhuar duke përdorur vajra ushqyes, të cilësisë së parë. Më të përshtatshëm për flokët janë: vaj ricini (i cili ndër të tjera, ka veti dhe në rritjen e qerpikëve), vaji i kokosit, vaji ullirit, vaji i arganit, jojobës, amlës, rozmarinës, bajames. Vaji duhet të ngrohet pak para përdorimit, por pa e tepruar.


Masazhi duhet të bëhet me majat e gishtave, duhet të jetë energjik, por delikat, dhe duhet të zgjasë katër minuta. Ky proces duhet të bëhet çdo ditë për një javë në muaj. Rezultatet e para do të shihen pas ciklit të parë.

Pas aplikimit të vajit dhe masazhës me kokë poshtë, preferohet të vendosni kapelë dushi dhe lëreni vajin të qëndrojë në kokë për rreth 2 orë dhe pastaj të lani flokët.

Për rezutat më të mirë preferohet të flini me kapelë dhe të pastroni flokët në mëngjes.

Femra! Ky është gabimi i tmerrshëm që bëni kur fusni rrobat në lavatriçe

Makina e larjes së rrobave në temperatura të ulëta lejon zhvillimin dhe bartjen e bakterieve nga rrobat e zakonshme me peshqirët e kuzhinës, të cilët mund të shkaktojnë infeksione në familje.

Temperaturat e ulëta në programet ekonomike për larjen e rrobave, nuk janë të mjaftueshme për të vrarë bakteriet, theksohet sipas një studimi të Shoqatës britanike për higjienë.

Sipas tij, rreth 0.1 g ose 10,000 fekale mbeten tek brekët e “pastra” pas larjes në temperatura të ulëta.Njerëzit besojnë se, rrobat pas çdo larje në makinën e larjes së rrobave, duhet të jenë të pastra, por ka një dallim të madh mes pastërtisë sipërfaqësore dhe asaj higjienike – thekson bartësja e këtij studimi, Lisa Akerli

5 Shenjat të sigurta që dieta juaj po ‘bën namin’ me shëndetin tuaj!

Është thënë se nëse një person ndjek një dietë, ai gjithmonë do të jetë i uritur dhe nga ana tjetër, i zemëruar dhe i mërzitur, por ndonjëherë temperamenti ynë i “keq” na çon në depresion.

Mund të mos jetë domosdoshmërisht e lidhur me urinë, por më tepër me një ndryshim në modelet tuaja të të ngrënit. Kur ne fillojmë të mbajmë një dietë, zakonisht përqendrohemi në heqjen e peshës së tepërt dhe plotësisht harrojmë se trupat tanë kanë nevojë për shumë mikroelemente për të qenë të shëndetshëm.

Ja përse modelet tona të të ngrënit mund të shkaktojnë depresion. Këtu janë 5 shenjat që tregojnë se dieta juaj është duke ndikuar shëndetin dhe humorin tuaj:

5. Problemet menstruale

Kjo shenjë tregon një nga problemet më të zakonshme kur është fjala për problemet hormonale. Këto hormone janë përgjegjëse për metabolizmin tonë dhe nëse ndodh një çekuilibër hormonal, mund të shkaktojë depresion.

Nëse mendoni se tiroidja juaj nuk po punon normalisht, duhet të vizitoni një endokrinolog.

Në shumicën e rasteve, arsyeja për këtë është mungesa e jodit në trup, por edhe nëse hamë shumë produkte që përmbajnë jod, mund të mos jetë e mjaftueshme. Kështu që rekomandohet të merrni suplemene të jodit (mos harroni të konsultoheni me mjekun tuaj më parë).

4. Problemet me kujtesën

Omega-3 është një acid yndyror që ndihmon trurin tonë të punojë siç duhet, të përqendrohet dhe të mbajë mend gjërat e rëndësishme.

Nëse trupi juaj përjeton një mangësi omega-3, ai fillon të përthithë më shumë trans-yndyrna. Shkencëtarët kanë provuar se yndyrna të tilla mund të shkaktojnë depresion.

Nëse depresioni juaj shoqërohet me probleme të memories, përpiquni të konsumoni më shumë omega-3. Ky acid gjendet në:

– peshk

– fruta të thata (veçanërisht arra)

– vajra (sidomos vaj liri)

– grurë

3. Ngërçe të këmbëve

Beautiful young woman suffering from knee pain at home

Ju duhet t’i kushtoni vëmendje dietës tuaj nëse filloni të përjetoni ngërçe të përsëritura të këmbëve.

Kjo mund të tregojë se keni nevojë për më shumë magnez që ndihmon në aktivizimin e enzimave përgjegjëse për prodhimin e serotoninës (kjo është arsyeja pse ndjeheni në depresion).

Në rastet e mungesës së magnezit dhe depresionit, mjekët zakonisht rekomandojnë medikamente të pasura me magnez.

Në rast të devijimeve të vogla, mund të konsumoni ushqime të pasuruara me elementë që përmbajnë:

– fara kungulli

– bizele

– stika pishe

2. Humbja e oreksit, lodhje, probleme me frymëmarrjen

Një humbje e oreksit mund ta bëjë me të vërtetë të lumtur një person që dëshiron të humbasë peshë, por ajo gjithashtu mund të shoqërohet me probleme të frymëmarrjes dhe lodhje, të cilat nuk janë aspak të mira.

Këto simptoma tregojnë se trupi juaj po përjeton anemi të mungesës së hekurit që shkakton depresion.

Ju mund ta zgjidhni këtë problem duke konsumuar suplemente të pasura me hekur ose ushqime si:

– Mëlçi (viçi ose derri)

– Veshka (viçi, qengji, viçi, ose derri)

– Oktapod

– Sojë