Deputeti i AAK’së thotë se në Kosovë është më mirë se në Gjermani

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar qytetarët që po i lënë vendet e tyre të punës në Kosovë për të punuar në perëndim, teksa ka deklaruar se në shtetet perëndimore “nuk është më mirë sesa në Kosovë”.

Në një intervistë në Pressing në T7, Berisha është shprehur se megjithëse i kupton qytetarët që po largohen nga Kosova, ata nuk po marrin vendimin e duhur.

“Edhe ky që e lë vendin e punës në Kosovë e ik, ky nashta ka të drejtë sepse unë e kupoj njerëzit ngajnë për një jetë më të mirë. Por nuk është jashtë më mirë se ktu – unë e di me çfarë përballen”, ka thënë Berisha.

Berisha ka deklaruar se vëllezërit e tij që jetojnë në Gjermani bëjnë jetë të mundimshme shkaku i vështirësive në punë. Ka thënë se “ata flen me tesha”.

“Unë i kam dy vëllezërit në Gjermani, punojnë prej mas luftës. Vallai kurrë, nuk mundet as me u la. Flen me tesha, kur çohet nesër nsabah, i bën 300 kilometra, kah 1 javë ditë nuk lahen”, ka thënë ai.

Portali Trendi

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.