Doli Videoja nga zënka mes tifozëve bullgarë dhe…

Mbrëmë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, u zhvillua ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë, e cila përfundoi me rezultat 1:1. Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të Grupit A për kualifikime në EURO 2020
raporton Gazeta 17 Shkurti.
Qysh në fillim të ndeshjes, ishte vërejtur tensioni i madh mes lojtarëve, pasi Amir Rrahmani e shtyu një kundërshtar të tij e më vonë një mosmarrëveshje me bullgarët e pati edhe mbrojtësi tjetër, Mërgim Vojvoda.

Kjo energji vazhdoi edhe te tifozët. Në një video shfaqet se si një tifoz bullgar po zihej me fjalë me disa tifozë të tjerë në “Fadil Vokrri”, deri kur u largua nga stadiumi, pas një mosmarrëveshjeje edhe me rojet e sigurimit në stadium. Arsyeja që e shkaktoi këtë mosmarrëveshje nuk dihet, por besohet se dy palët e përfshira ishin tifozë bullgarë.
Pas barazimit 1:1 me Bullgarinë, Kosova radhitet në pozitën e tretë në tabelën e Grupit A për kualifikim në Kampionatin Evropian, megjithatë me një ndeshje më pak të zhvilluar se Anglia e Bullgaria që radhiten para Kosovës

Portali Trendi

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.