E lodhur dhe e zbehtë, ja si duket në jetën reale Jasemini

Aktorja e njohur turke, Hazal Türesan e cila i dha jetë rolit të “Jaseminit” në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat” në realitet është një person krejt tjetër.

Ajo përveç pamjes, shumë më ndryshe është edhe nga karakteri i Jaseminit. Aktorja në rolin e Jaseminit mundohet të bëhet pengesë për të gjithë me mashtrimet dhe dredhitë e saj.

Por, Hazal komentohet si një person i dashur dhe i afërt me të tjerët. Hazal Türesan u lind në vitin 1985 në Ankara dhe tani ajo është 33-vjeçare, transmeton rtv21.tv. Hazal përfundoi arsimin fillor dhe të mesëm në Ankara.

Ajo mbaroi edhe studimet universitare në Ankara ku studioi aktrimin. Ajo vazhdimisht publikon fotografi familjare në llogarinë e saj Instagram, duke mos e përjashtuar edhe të dashurin e saj Cagri Citanak.

Portali Trendi

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.