Eroll Salihu: Gramoz Vokrri nuk ka dhënë kurrëfar kontributi në futboll

Sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka shprehur pakënaqësitë e tij sipas për skenarin e Gramoz Vokrrit, të cilin ai e quan të turpshëm.

Salihu ka thënë se Federata ka dashur ta nderoj Gramozin si djali i Fadil Vokrrit, por sipas Salihut Gramozi nuk ka bërë asgjë për futbollin e Kosovës.

“Krejt këtu ka pas njëfar skenari, i papërgatitur mirë dhe i turpshëm. Është e vërtetë që i kemi ofru poste. Unë jam personi përgjegjës për të anëtarsuar dikë edhe pa konkurs.

Kemi mendu ta nderojmë si nderojmë si djalin e legjendës Fadil Vokrri. Prej zyrës sime e ka marrë kontratën, por më ka thënë se kam punë edhe me kryetarin. Duhet me kuptu që Fadil Vokrri ka qenë Fadil Vokrri, ky është Gramoz Vokrrit. Kurrfarë kontributi nuk ka bërë në futboll Gramoz Vokrri, e ne ja kemi ofru një post të rëndësishëm për tu bërë njeriu i 3-të më i lartë në FFK” ka deklaruar Salihu në emisioni Dueli Sportiv.

Portali Trendi

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.