FOTO që po çmend rrjetin! A e gjeni dot pse këto pantallona qëndrojnë kështu?

Prej disa ditësh i ftohti polar ka “pushtuar” Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në disa zona të SHBA dhe temperaturat kanë shkruar deri në -50gradë.

Mirëpo njerëzit për të qenë kreativë nuk i ndalon as i ftohti ekstrem. Përveç lojës me ujin e valuar e cila u bë virale, tashmë një foto po çmend rrjetin.

Në foto duken disa pantallona që qëndrojnë horizontalisht pa u kapur askund. Nëse mendoni se pas tyre ka ndonjë tel të padukshëm, ku pantallonat janë kapur po ju themi që jo.

Në pamje të parë të jep përshtypjen sikur fotoja është modifikuar me photoshop, por jo nuk është modifikuar. As fantazmat nuk ekzistojnë. Pantallonat qëndrojnë ashtu sepse kanë ngrirë prej të ftohtit.

Portali Trendi

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.