Ish-gjyqtari spanjoll: Goli i Ajaxit kundër Realit ishte i rregullt

Ajaxit iu anulua një gol në minutën e 38-të në ndeshjen e parë të 1/8 së finales kundër Real Madridit. Por, ish-gjyqtari spanjoll Andujar Oliver beson se goli ishte i rregullt.
Nicolas Tagliafico mendoi se i kishte dhënë epërsinë skuadrës holandeze kundër kampionit evropian dhe botëror, por VAR-i ndërhyu dhe e anuloi atë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, me VAR-in nuk pajtohet ish-gjyqtari spanjoll.

“Sa më shumë që i shoh pamjet, aq më shumë bindem se goli ishte i rregullt”, tha Andujar për Radio MARCA.
“Tadic nuk e pengoi Courtoisin, ai nuk pati kurrfarë ndikimi”, shtoi ai.

Goli i Tagliaficos u anulua për një faull të sulmuesit të Ajaxit ndaj portierit të Madridit, si dhe për pozitë jashtë.
VIDEO

Portali Trendi

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.