Jeta e Gecit në rrezik, vetura me targa të Shqipërisë janë duke e përcjellur

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka bërë të ditur se ka informuar Policinë e Kosovës se jeta e tij mund të jetë në rrezik, pas dyshimeve se disa vetura me targa të Shqipërisë është duke e përcjellur.

Geci përmes një statusi në Facebook, ka shpalosur detajet nga ky dyshim.

Familja Geci shpreson se Policia e Kosovës do të trajtojnë me “me seriozitetin më të madh këtë rast”.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të vëllëzërve Geci.

Te nderuar qytetarë, Policia e Republikës së Kosovës edhe sot është informuar se jeta e Gani Gecit mund të jetë në rrezik.

Komunikatë për shtyp e 7 vëllezërve Geci nga Llausha e Skënderajt

Sot me dt. 18.03.2019 një shokë i vëllaut tonë Ganiut e ka thirrur në telefon që të shkoj deri në Drenas dhe i ka thënë që: “Ka një informatë të keqe me i treguar dhe eja deri në Drenas?”

Menjëherë vëllau ynë ka shkuar deri në Drenas dhe ai shoki i kishte thënë Ganiut që të ketë kujdes se disa automjete me targa nga Shqipëria po shëtisin nëpër Drenicë dhe ka informacione okulare se edhe mund ta ketë jetën në rrezik.

Menjëherë vëllau ynë ka thirrur Policinë e Departamentit të Krimeve te Rënda në Prishtinë dhe me udhëzim të tyre rastin e ka raportuar në stacionin më te afërm Policor në Drenas, dhe besoj që organet kompetente do ta trajtojnë rastin me seriozitet te lartë dhe me ndjeshmëri.

Për këtë rast tani janë të informuara të gjitha organet e relevante të Republikës së Kosovës.

Vlen të ceket se edhe me datën 13.11.2017 rreth orës 11:35 dy policë hetues të krimeve të renda ne Prishtinë kanë poseduar afërsisht informata te ngjashme dhe kanë hetuar se dikush po ashtu nga Shqipëria janë duke përgatitur një atentat kundër vëllaut tonë Ganiut.

Policia në Drenas e ka pyetur vëllaun tonë se mos rastësisht ka pasur ndonjë kërcënim direkt?

Ganiu iu ka përgjigjur se nuk ka pasur asnjëherë kërcënime direkte sepse kërcënimet direkte përpos që i ndajmë me policin u kthejmë në formën e njëjtë duke e mbrojtur gjithherë vetën me aq fuqi sa kemi.

Vëllai ynë Gani Geci ka dhënë një deklaratë në Stacioni Policor në Drenas dhe nën përcjelljen e Policisë është kthyer në Skënderaj.

Ne shpresojmë se Policia e Republikës së Kosovës dhe të gjitha organet tjera relevante do ta trajtojnë me seriozitetin më të madh këtë rast.

P.S.

Le ta dinë te gjithë ata që mundohen të frikësojnë vëllaun tonë dhe neve si familje se ne do ta mbrojmë vetën tonë me të gjitha mjetet që disponojmë.

Çdo informatë qe kemi do ta ndajmë bashkë me Policinë e Kosovës .

Ne kemi ngritur nivelin e Sigurisë për vëllain tonë dhe familjen tonë dhe pasojat për shtytësit, mbështetësit financiar apo politikë te këtyre krimineleve do të jenë të paparashikueshme qoftë me ligjet e Republikës së Kosovës, qoftë edhe me Kanunin për ata që nuk i respektojnë ligjet. /Indeksonline/

Portali Trendi

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.