Kështu po e feston ditëlindjen Isa Mustafa

Ish kryeministri i Kosovës sot feston ditëlindjen e 68-të, shkruan GazetaBlic.Isa Mustafa është lindur më 15 maj të vitit 1951 në fshatin Prapashticë të rrethit të Prishtinës.

Ai ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme në Prishtinë, ndërsa Masterin dhe Doktoraturën i ka kryer në Universitetin e Prishtinës.Në vitin 1974, ai kishte filloi punën e tij profesionale, si pedagog në Universitetin e Prishtinës. Mustafa ka qenë kryetar i Prishtinës nga dhjetori i vitit 2007 deri në dhjetor 2013 dhe ka shërbyer si kryeministër i Kosovës.
Me rastin e ditëlindjes, djali i tij Besniku ka publikuar një foto bashkë me djalin e tij të vogël në prehër të Isa Mustafes.‘Shumë urime për gjyshin‘, ka shkruar ai në foto.

Portali Trendi

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.