Kjo pjesë u ka ikur! Momenti kur Stadiumi “Fadil Vokrri” mori këtë pamje madhështore

Sonte u zhvillua ndeshja mes Kosovës dhe Danimarkës, në Stadiumin Fadil Vokrri.

Derisa lojtarët po dhuronin paraqitje mbresëlënëse në fushë ndaj Danimarkës, tifozët në tribuna u përkujdesën për të krijuar diçka speciale.
Në pjesën e dytë, të gjithë tifozët në ‘Fadil Vokrri’ me telefonat e tyre, i dhanë një pamje të bukur stadiumit, si një falënderim për lojtarët që po i arkëtonin me paraqitje në fushë.

Ndeshja mes Kosovës dhe Danimarkës përfundoi barazim 2:2, me mysafirët që golin që i shpëtoi nga humbja e shënuan në minutat e fundit të ndeshjes.

Përballja e radhës e Kosovës është më 25 mars, kur në ‘Fadil Vokrri’ pret Bullgarinë për të nisur ciklin eliminator për Kampionatin Evropian të vitit 2020. VIDEO

Portali Trendi

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.