LAJMI I FUNDIT: Përleshje fizike në PDK-në e Skenderajt

Zgjedhjet e brendshme të PDK-së në komunën e Skenderajt, kanë degraduar në përleshje fizike të dielën, kanë treguar burime të gazetës Koha Ditore.

Përplasjet janë shënuar midis grupit të Sami Lushtakut dhe atij të Nuredin Lushtakut që e mbështet kryetarin e komunës, Bekim Jashari.

Sipas burimeve, përleshja fizike ka ndodhur gjatë një tubimi të organizuar me synimin për t’i zhvilluar zgjedhjet në seksionin e Klinës së Epërme. Pas saj, procesi zgjedhor është ndërprerë.

Skenderaj ka qenë bastion i PDK-së që prej formimit të partisë, ndërkaq përçarjet në të u bënë të dukshme në zgjedhjet e fundit lokale, kur në garë për kryetar komune u përfshi Bekim Jashari.

Portali Trendi

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.