Lojtari i Seviles Ben Yedder: Në këtë botë ne do të kishim fituar, por kështu nuk deshi një lojtar nga një tjetër planet

Ben Yedder: Në këtë botë ne do të kishim fituar, por kështu nuk deshi një lojtar nga një tjetër planet
Paraqitja fantastike e Leo Messit, autori i një het-triku ndaj Sevillës, ka bërë që të vlerësohet lartë nga shumë lojtarë dhe një prej tyre ka qenë pikërisht sulmuesi i Sevillës, Wissam Ben Yedder.

Sulmuesi francez duket që është mahnitur nga performanca e numrit 10 të Barcelonës dhe në fund të ndeshjës ai përdori rrjetin e tij social në Twitter për të thënë disa fjalë.

“Në këtë botë, ne do ta kishim fituar këtë lojë… por është një lojtar nga një planet tjetër që donte të ishte ndryshe. Krenar për ekipin, ne nuk heqim dorë kurrë. Forza Sevilla”, ka shkruar Ben Yedder.

Vlen të theksohet se Ben Yedder është golashënuesi më i mirë i Sevillës, me 21 gola në të gjitha kompeticionrt dhe poashtu sulmuesi më efikas në futbollin spanjoll pas Messit.

Portali Trendi

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.