Luka Modric, fituesi i Topit të Artë

Luka Modric fitoi Topin e Artë për vitin 2018, duke i dhënë fund hegjemonisë së Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit.

Kroati la pas në votime pikërisht portugezin dhe francezin Antoine Griezmann.

Mesfushori i Realit është futbollisti i parë kroat që fiton Topin e Artë.
Luka Modric i jep fund “epokës Messi – Ronaldo”, shpallet fitues i “Topit të Artë”

Në Paris të Francës, Luka Modric është shpallur fituesi i trofeut më të vlefshëm individual, “Ballon d’Or” apo “Topi i Artë”.
“France Football” i ka dhuruar çmimin “Ballon d’Or”, Luka Modric-it, i cili në katërshen e fundit triumfoi ndaj Cristiano Ronaldo-s, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe.

Kroati deri tek ky sukses erdhi më shumë falë sukseseve që arriti me skuadrën e tij, Real Madrid dhe me kombëtaren e Kroacisë.

Modric ishte fitues i Ligës së Kampionëve me Real Madrid ( për herë të tretë radhazi), sukses për të cilin kroati nuk kontribuoi aq shumë as me gola as me asistime.

Portali Trendi

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.