Me rrymë, me ujë edhe me Barcën s’luhet

Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinale të Copa del Rey pasi ka eleminuar Sevillën me rezultat të përgjitshëm 6-3.

Sevilla në këtë ndeshje erdhi me epërsinë 2-0 të krijuar në ndeshjen e parë.

Mirëpo Barca e ritheu rezultatin duke e mposhtur në ndeshjen kthyese me rezultat 6-1.

Serinë e golave e hapi Coutinho në minutën e 13-të me një gol nga penalltia, shkruan
Banega e humbi mundësinë për të barazuar kur penalltinë e tij e priti Cillesen.

Në minutën e 31-të Rakitic dyfishoi epërsinë dhe me golin e tij përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Barca vazhdoi sulmin duke shënuar dy gola të shpejtë.

Në minutën e 53-të, Coutinho shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Barcën
Sergio Roberto realizoi një minut më vonë për t’i humbur shpresat Sevillës.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Arana në minutën e 67-të.
Golin e pestë për Barcelonën e shënoi Luis Suarez në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Emrin në listën e realizatorëve e shënoi edhe Messi, i cili realizoi në minutën e dytë shtesë.

Portali Trendi

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.