Nëna e motrave Mustafa, nënë e…

Përpjekje dhe sfidë e madhe rritja e 10 fëmijëve, me këtë është ballafaquar nëna e motrave Mustafa.

Pasi që ato kanë arritur bagazh të madh në skenën muzikore, suksesin e njejtë e ka ndjerë edhe nëna për vajzat e saj, shkruan “Kosovarja”.

Edhe pse të njohura dhe të dashura për publikun, deri në realizmin e projektit të fundit nuk kemi pas mundësinë të kuptojmë që nëna e tyre ka rritur 10 fëmijë, 8 vajza dhe dy djemë.

Shifër e madhe për tu theksuar, por për të sigurisht ka qenë ndjenjë superiore, pasi që kohe pas kohë ka përjetuar suksese të shumta nga vajzat e saj.

Në këngën e tyre të re, “Çika e nanës”, këtë mund e sakrificë motrat Mustafa ia kanë thurur nënës së tyre me vargje prekëse.

E veçanta e këtij projekti është prezenca e nënës në videoklipin e tyre, duke kënduar kohë pas kohë ninullat e saj.
Lehtë kuptohet, që motrat Mustafa zërin e tyre unik dhe talentin e kanë trashëguar nga nëna e tyre. /Kosovarja/

Portali Trendi

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.