A do të flinte një natë me Robertin, Xhbanja do të ‘shokojë’ Norën me këtë përgjigje

Aktorja e ‘O sa mirë’, Arjola Demiri po zgjon shumë kureshtje te punliku qysh se u bë emër në tregun kosovar.

E ftuara e radhës në emisionin Mirage, saktësisht në rubrikën “Kë zgjedh” ishte aktorja, Arjola Demiri.

‘Xhbanja’ zgjodhi mes artistëve të njohur në këtë rubrikë, duke dhënë edhe nga një arsye për atë emër që zgjedhte.

Në pyetjen se kë zgjedh për të kaluar një natë, Robert Berishën apo Lorik Canën? Përgjigja e saj ishte epike.

Në videon e mëposhtme do të mund t’i dëgjoni të gjitha përgjigjet e tjera të saj.

Arjola edhe pas largimit nga seriali vendor “O sa mirë”, po pëlqehet vazhdimisht nga publiku.

Moti po prishet, ja nga cila ditë do të kemi ngrica

Ditëve të ardhshme gradualisht mot më i ftohtë, me ngrica në mëngjes. Pritet përmirësim i kualitetit të ajrit.

Rryma të ftohta ajrore që kanë filluar të zbresin mbi rajonin tonë nga Evropa verilindore, ditëve të ardhshme do të vazhdojnë të sjellin masa më të ftohta ajrore dhe të shtrihen edhe përgjatë Evropës qendrore. Në këto kushte pritet të mbajë mot më i ftohtë, me vranësira, me mundësi edhe për riga lokale shiu gjatë ditës së premte.

Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, një vorbull ciklonike nga Afrika veriore, përgjatë Mesdheut, pritet të depërtojë në jug të rajonit, që ka mundësi të sjell kushte për reshje të borës nga e diela në mbrëmje dhe në fillim të javës. Mirëpo, ky parashikim ende nuk ka besueshmëri të lartë, që të dihet më saktë intensitetit i të reshurave.

Për shkak të një dinamike të vrullshme të motit në ditët e ardhshme, pritet që të kemi qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të ndikojë në zbritje e indeksit të kualitetit të ajrit në vlera normale. Në orët e mbrëmjes mbetet si mundësi, nëse nuk ka erëra, vlerat të mund të rriten edhe në të pashëndetshme.

15.11 – Mot më i ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell.

16.11 – Mot i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu, e në vise malore edhe për reshje të dobëta bore.

17.11-18.11 – Të shtunën mot i ftohtë, kryesisht me diell. Ditën e diel, mot kryesisht i vranët, e në mëngjes me ngrica. Vonë gjatë natës priten mundësi edhe për reshje të borës.

19.11 – Mot i ftohtë, kryesisht i vranët, kohë pas kohe me mundësi edhe për reshje bore, e në vise të ulëta të përziera me shi.

Temperaturat e ajrit, gradualisht do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga +1C në -2C deri -3C në fundjavë, e maksimalet nga 8C deri 10C, në 6C, e të hënën edhe deri në 3C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatare nga verilindja 4-9m/s. Shtypja atmosferike mbetet lartë, me tendenca të zbritjes rreth vlerave normale.

Reja e Shyhretes nuk po ndalet Publikon edhe një tjetër…

Learta Jakupi është reja e këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli.

Koncerti i saj ku ajo performoi si soprano mori shumë vëmendje edhe në medie, përcjell TRENDI-KS.INFO

Por, Learta hyri në publikun kosovar si reja e Shyhretës, prandaj edhe si e tillë njihet.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të shumta.

Sonte përmes një postimi ajo na ka prezantuar edhe me këngën e saj më të re e cila është publikuar në YouTube

Ky është i gjithë skenari i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ja si pritet të ndodhë

Publicisti nga Kosova, që jeton dhe vepron në Zvicër, Xhevat Rexhaj përmes një postimi në facebook, ka shkruar lidhur me marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
Rexhaj, ka treguar edhe skenarin që do të ndodhë sipas tij deri në arritjen e kësaj marrëveshje gjithëpërfshirëse e obligueshme ligjërisht mes të dy shteteve.

“Deklararimi i parë publik, pra niveli i parë për Marrëveshjen ligjërishtë obligative do të shpaloset në datat 28 deri me 30 Nandor. -Me 15 dhjetor do jetë deklarata e nivelit të dytë të Marrëveshjes -Dikund kah 20 janari 2019 do duhej të ketë nivelin e tretë , përfundimtarë të Marrëveshjes ligjërishtë obliguese ne mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Rexhaj, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:
Marrëveshja „ gjithëpërfshirëse e obligueshme ligjërishtë“ në mes Serbisë dhe Kosovës !
-Deklararimi i parë publik, pra niveli i parë për Marrëveshjen ligjërishtë obligative do të shpaloset në datat 28 deri me 30 Nandor.
-Me 15 dhjetor do jetë deklarata e nivelit të dytë të Marrëveshjes
-Dikund kah 20 janari 2019 do duhej të ketë nivelin e tretë , përfundimtarë të Marrëveshjes ligjërishtë obliguese ne mes Kosovës dhe Serbisë

Xhevat Rexhaj
Jemi në vitin 2018 28 vite larg nga nisja serioze e administratës amerikane për çlirimin dhe lirinë e Kosovës e betonuar me „Vijën e Kuqe“ të shprehur aso kohe nga Presidenti Gjorgj Bush-Seniori. Ishte Presidenti Rugova ai që pas takimeve të para në Ëashington me udheheqës amerikan kishte marrë sinjalet e forta se Kosova do vnohej nën mbikqyrjen amerikane. Ato dekada e vite ne i besonim Rugovës, por kishte edhe asi taravolash që kritikonin Rugovën se nuk po tegon ma shumë se si do jetë finalja! Rugova ishte ai që në ato vite të ngjeshura diplomatike për shumë çka nuk ju tregonte as bashkëpunëtorëve të afërt të tij, e l¨re ma të tjerëve. Por Rugova me nji fjali e thoshte të tëren: Kosova duhet të vëhet nën PROTEKTORAT ndërkombëtar! Me këtë fjali kush donte duhej të kuptonte se sipas konstelacioneve të asaj kohe, një ditë perëndimi do ndërhynte kundër Serbisë dhe si rrjedhoi do pasonte protektorati ndërkombëtar si fazë kalimtare për njohjen formale të pavarësisë. Kështu edhe rrodhën gjërat ndër vite, ku pas nji lufte ajerore e diplomatike NATO- SHBA e gjunjëzuen Serbinë…..

Me 2007 në Tirane djali i Gjorgj Bush it senior Gjorgj Ë. Bush në Tiranë e shpalli të njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarun, që do shpallej formalisht me 2008.
Ka vite që R. E Kosovës pengohet nga Rusia, Kina e Serbia me aleat të tjerë të tyne që të jetë anëtare e OKB-së, ky nji problem shumë i madhë për ecjen tutje edhe për në BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Me shumë dialogime e biseda me Serbinë, mjerishtë edhe për qashtje të brendshme të Kosovës nuk është zgjidhur asgjë, perkundrazi Serbia tashma po ka suksese edhe në kthimet e njohjeve të pavarësise së Kosovës nga disa të tilla që kishin pranue para vitesh pavarësin e Kosovës.E gjitha kjo si pasoj edhe e ndryshimeve në politikat botërore duke ditur se Rusia tashma ka forcue pozitat në politikën ndërkombëtare, ndërsa BE ashtë duke pësue fiasko në stabilitetin e saj, si dhe dlaja e Britanisë e dobësimi i Gjermanisë nga BE e kanë shendrrue këtë organizatë evropiane në nji luan të plagusur. SHBA nga ana tjetër qysh nga zgjedhjet e fundit si kurr më parë ka aq shumë përqarje brenda dy partive dhe brenda vet amerikanëve sa që edhe administrata e edhe roli i Presidentit disi duken të dobësuara në globalitetin e kohës. Nga të gjitha këto megjithatë duket se për mos të humbur , dhe që mos të mohohen vet investimet e dekadave për, dhe rreth Kosovës e shtetit të saj, investimet miliardëshe në fusha të caktuara si ato ushtarake e diplomatike, SHBA ka ndërmarr iniciativën që të gjindet nji zgjidhje përfundimtare rreth detyrimit të Serbisë të njoh Kosovën, e ku pazaret ndërmjet dy shteteve do të jenë jo të lehta të pranueshme, por presioni amerikan do të prodhoi nji fund. Të gjithë edhe ne qytetarët e thjeshtë të Kosovës me ato pak info nga mediat e dijmë se te e fundit qysh e ka nis çlirimin tonë SHBA ja ashtu edhe besimin e kemi te ajo që do e përfundoi, pa marrë parasysh që në këtë lojë janë të përfshirë Gjermania, Anglia, Franca, e të tjera shtete mike, po edhe shtete anti Kosovë si Rusia e Kina por edhe Turqia!

Tashma nëse jo publikishtë ne duhet ta kuptojmë indirekt se bisedat për marrëveshjen e obligueshme qysh quhet, me Serbin po i udhëheq H. Thaqi, me rol kushtetues President i Kosovës e që fatkeqësishte i zgjedhur edhe me vota të LDK-së. Ky President deshem ne e nuk deshem të ndihemi mirë apo keq, mjerishtë ka marrë edhe besimin apo thenë ka marrë ingerencat nga vet Qeverija e Kryeministri që të jetë bartës legal i bisedimeve, pra dialogimit. Derisa këto qashtje janë kështu , H. Thaqi vazhdon ato që ka nis para 10 muajsh në Neë York ku me ndërmjetësimin e administratës amerikane ( sipas shumë diplomatëve ndërkombëtar e edhe asi nga Serbia) dhe me Vuqiqin kanë vnue kornizat e nji marrëveshjeve, pastaj kjo ka vazhdue edhe në Vjenë të Austrisë, dhe në Paris para 5 muajve. Ne jemi vetëm lexues, dhe shikues të përditshëm të debatit që bëhet për këto qështje, ne jemi jashtë rrhjedhave ngase me apo pa dëshirën tonë H. Thaqi vazhdon tutje, ngase si e thashë në bazë të ingerencave edhe nga qeverija ai ashtë kryesori për negociata. Takimet e tija në Paris para 3 ditësh e forcuen të vërteten se marrëveshja thuaja ashtë në përfundim e sipër, e a ashtë aty ndarja apo shkembimi e dijnë vetem Hashimi, Vuqiqi dhe fuqitë mëdha….

Në fillim e nisa me vitin 1990, me premtimin e Gjorgj Bushit se Serbija nëse e kalon vijën e kuqe do ballafaqohet me SHBA në, ashtu edhe ndodhi me 1999, gjërat për të cilat kishte njohuri aso kohe Presidenti Rugova i mbante për vete duke ditur se kur thotë SHBA jemi me ju ashtu edhe do ndodh.
Presidentit Rugova para dhe pas luftës i besonin 80% e popullit shqiptarë.

Tash në situatën e vitit 2018 edhe pse kemi parlament e qeveri të përgazme e me fajin e vet partive politike lejuem që Presidenti ti ketë të gjitha kompetencat për dialogun, dhe kur e dijmë se H. Thaqi ka edhe të kalueme të dyshimtë e besa edhe kriminale shumica absolute e popullit nuk i beson, i frikësohet se do shkatërroi shtetin me territore . Kjo edhe mundet të ndodh, por neve si qytetarë e parti politike e media duhet të fajësojmë veten tonë ngase ne lejuem që sot Kosova të ketë qeveri kriminale dhe brenda me personalitete të dyshuar për krime e korupcion miliardësh , me lidhje me erdoganizem e putinizem , shantizhim nga lista serbe dhe nji opozitë të mjerueme e të çkokordhueme, andaj edhe do jetë H. Thaqi ai që ka me e nesnshkrue marrëveshjen me Vuqiqin.

A do jetë ky vit, dhe fillimi i vitit të ardhëshem me nji marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës e Serbisë? Sipas një informate nga SHBA, nga nji burim ( për mue i besueshëm edhe pse jam nji qytetar i thjeshtë Kosovë kam disa lidhje me njerëz që marrin erë dhe kanë info të forta) goxha kredibël rrjedha e ngjarjeve rreth marrëveshjes përfundimtare do jetë kështu:

-Deklararimi i parë publik, pra niveli i parë për Marrëveshjen ligjërishtë obligative do të shpaloset në datat 29 deri me 30 Nandor.
-Me 15 dhjetor do jetë deklarata e nivelit të dytë të Marrëveshjes
-Dikund kah 20 janari 2019 do duhej të ketë nivelin e tretë , përfundimtarë të Marrëveshjes ligjërishtë obliguese ne mes Kosovës dhe Serbisë .

Thuhet se ekipet negociatore çdo ditë janë në takime, dhe ato mbahen rregullishtë edhe me faktorët negociues ndërkombëtar, e tash a do jetë rrjedha kështu apo jo më mbetet që të ruaj besimin te burimi im informativ. Nëse nuk del kështu, une do jem vetëm përcjellës i një „ mashtrimi“ mediatik, ngase emnin dhe mbiemnin e burimit informativ e mbaj përgjegjës bile moralisht

Lajmi I Fundit: Ndërron jetë bilbili i këngës Shqipe

Pas një sëmundje të rëndë sot ka ndëruar jetë njëra ndër këngëtaret më të njohura të muzikës folklorike dhe popullore në rajonin e Pollogut, Hanife Sejfullah – Reçani.

Kush ishte Hanife Sejfullah – Reçani?Të shumtë janë personalitetet, artitsët, poetët etj që në fushat e tyre të aktivitetit dhe në vendet ku dallgët er jetës i kanë hedhur kanë bërë emër.

Por askush prej tyre nuk e kanë mohuar origjinën e tij dhe vendin nga i kanë rrënjët,

Edona i ‘deklason’ të gjitha koleget e saj Kaq me stil nuk e keni parë asnjëherë

Edona Llalloshi vishet me shumë stil, kështu po duket e tëra në ‘lëkurë’
Edona Llalloshi është ndër këngëtaret më të dashura për publikun tonë.

Ajo pos me projekte është shumë aktive dhe e pranishme edhe në ahengje të ndryshme familjare, shkruan trendi-ks.info
Edona vazhdon të sjellë këngë të cilat pëlqehen mjaftë shumë nga publiku.

Këgëtarja vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.

Sot ajo ka publikuar një foto në të cilën shihet e veshur më shumë stil.

5 Shenjat të sigurta që dieta juaj po ‘bën namin’ me shëndetin tuaj!

Është thënë se nëse një person ndjek një dietë, ai gjithmonë do të jetë i uritur dhe nga ana tjetër, i zemëruar dhe i mërzitur, por ndonjëherë temperamenti ynë i “keq” na çon në depresion.

Mund të mos jetë domosdoshmërisht e lidhur me urinë, por më tepër me një ndryshim në modelet tuaja të të ngrënit. Kur ne fillojmë të mbajmë një dietë, zakonisht përqendrohemi në heqjen e peshës së tepërt dhe plotësisht harrojmë se trupat tanë kanë nevojë për shumë mikroelemente për të qenë të shëndetshëm.

Ja përse modelet tona të të ngrënit mund të shkaktojnë depresion. Këtu janë 5 shenjat që tregojnë se dieta juaj është duke ndikuar shëndetin dhe humorin tuaj:

5. Problemet menstruale

Kjo shenjë tregon një nga problemet më të zakonshme kur është fjala për problemet hormonale. Këto hormone janë përgjegjëse për metabolizmin tonë dhe nëse ndodh një çekuilibër hormonal, mund të shkaktojë depresion.

Nëse mendoni se tiroidja juaj nuk po punon normalisht, duhet të vizitoni një endokrinolog.

Në shumicën e rasteve, arsyeja për këtë është mungesa e jodit në trup, por edhe nëse hamë shumë produkte që përmbajnë jod, mund të mos jetë e mjaftueshme. Kështu që rekomandohet të merrni suplemene të jodit (mos harroni të konsultoheni me mjekun tuaj më parë).

4. Problemet me kujtesën

Omega-3 është një acid yndyror që ndihmon trurin tonë të punojë siç duhet, të përqendrohet dhe të mbajë mend gjërat e rëndësishme.

Nëse trupi juaj përjeton një mangësi omega-3, ai fillon të përthithë më shumë trans-yndyrna. Shkencëtarët kanë provuar se yndyrna të tilla mund të shkaktojnë depresion.

Nëse depresioni juaj shoqërohet me probleme të memories, përpiquni të konsumoni më shumë omega-3. Ky acid gjendet në:

– peshk

– fruta të thata (veçanërisht arra)

– vajra (sidomos vaj liri)

– grurë

3. Ngërçe të këmbëve

Beautiful young woman suffering from knee pain at home

Ju duhet t’i kushtoni vëmendje dietës tuaj nëse filloni të përjetoni ngërçe të përsëritura të këmbëve.

Kjo mund të tregojë se keni nevojë për më shumë magnez që ndihmon në aktivizimin e enzimave përgjegjëse për prodhimin e serotoninës (kjo është arsyeja pse ndjeheni në depresion).

Në rastet e mungesës së magnezit dhe depresionit, mjekët zakonisht rekomandojnë medikamente të pasura me magnez.

Në rast të devijimeve të vogla, mund të konsumoni ushqime të pasuruara me elementë që përmbajnë:

– fara kungulli

– bizele

– stika pishe

2. Humbja e oreksit, lodhje, probleme me frymëmarrjen

Një humbje e oreksit mund ta bëjë me të vërtetë të lumtur një person që dëshiron të humbasë peshë, por ajo gjithashtu mund të shoqërohet me probleme të frymëmarrjes dhe lodhje, të cilat nuk janë aspak të mira.

Këto simptoma tregojnë se trupi juaj po përjeton anemi të mungesës së hekurit që shkakton depresion.

Ju mund ta zgjidhni këtë problem duke konsumuar suplemente të pasura me hekur ose ushqime si:

– Mëlçi (viçi ose derri)

– Veshka (viçi, qengji, viçi, ose derri)

– Oktapod

– Sojë

E dhimbshme: Këngëtarja e njohur tregon se nuk mund të bëjë fëmijë

Këngëtarja me famë botërore, Jessie J e cila performoi së fundmi në skenën e ”The Royal Albert Hall” në një moment vendosi të ndajë me fansat e saj lajmin e dhimbshëm, të cilin e kishte marrë vesh katër vjet më parë.

“Më thanë katër vite më parë se nuk mund të kisha fëmijë. Unë jam vetëm një ndër miliona njerëz që po e kalojnë dhe do ta kalojnë këtë gjë. Kjo gjë nuk na përcakton, por e shkruajta këtë këngë për veten time, në momentet e dhimbshme,

por gjithashtu doja t`i falja vetes pak gëzim, t`u jepja të tjerëve diçka që mund ta dëgjojnë në momentet e vështira. Kështu që, nëse ju keni kaluar diçka të tillë, njihni dikë që po e kalon apo keni humbur një fëmijë, atëherë duhet ta dini që nuk jeni vetëm në këtë dhimbje dhe unë po mendoj për ju teksa këndoj këtë këngë”, ka thënë këngëtarja 30-vjeçare.

Në vitin 2013 këngëtarja e njohur është shprehur për Marie Claire se dëshironte që shumë shpejt të kishte fëmijë.

“Kur mbusha 25 vjeçe diçka ndryshoi tek unë. Shoh fëmijë në të ardhmen time, 100%. Shumë shpejt”, -është shprehur ajo duke shtuar se dëshironte që të linte diçka për fëmijët e saj dhe ata të krenoheshin më të ëmën.

Sinan del me aktoren më të bukur turke, e njihni të gjithë

Alp Navruz dhe Alina Boz janë dy emrat më të rinj të kinematografisë turke.

Të dy kanë një numër të madh fansash në mbarë Turqinë,
Dy aktoret ndajnë edhe të njëjtin profesion, por janë edhe miq shumë të mirë në jetën reale.

Në një fotografi të dy ata duken kaq në formë, e të dy janë shumë të pëlqyeshëm për vajzat e djemtë e rinj.

10 Mënyra që janë të vërtetuara se përshpejtojnë humbjen e peshës

Në nivel global, obeziteti është trefishuar midis viteve 1975 dhe 2017 me rreth 1.9 miliardë të rritur që janë mbipeshë. Prej tyre, mbi 650 milionë të rritur janë obezë.

Jetesa dhe zakonet e shëndetshme sot kërkojnë shumë përkushtim dhe kohë që, për fat të keq, është diçka që shumica prej nesh nuk e kanë.

Ju zbulojmë 10 mënyra për të optimizuar regjimin e humbjes së peshës që ndiqni, në mënyrë që të mund të qëndroni të shëndetshëm dhe të lumtur!

10. Hani përpara se të hani vaktin!

Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se të ngrënit një tas me supë para një vakti mund të ndihmojë në frenimin e oreksit tuaj.

Një shpjegim i mundshëm do të ishte që, ndërsa prisni që supa të ftohet, duhet ta hani ngadalë, duke i dhënë trurit, hormoneve dhe stomakut tuaj mjaftueshëm kohë për të koordinuar një mesazh të “plotësisë”.

9. Bëjeni djegës ushqimin tuaj!

Dashuroni ushqimin me erëza? Nëse po, atëherë kemi disa lajme të mira.

Të ngrënit ushqime me erëza mund të rrisë përkohësisht metabolizmin tuaj deri në 8%, duke rritur kështu ritmin e djegies së kalorive të trupit tuaj.

Gjithashtu, është vërejtur se të ngrënit ushqime me erëza inkurajon njerëzit të hanë ngadalë, gjë që është e mirë për metabolizmin tuaj.

8. Hani “meze” të shëndetshme!

Hani më shumë – por jo gjatë vakteve. Po, e lexuat saktë. Në procesin e humbjes së peshës, ka gjasa që ju të keni zgjatur kohën midis vakteve tuaja.

Ndërkohë që kjo mund të duket e logjikshme, ka të ngjarë që pritja derisa të jeni shumë i uritur do t’ju bëjë të hani më shumë para se të ndiheni të kënaqur e të ngopur. Gjithashtu, ka të ngjarë që të hani shpejt, gjë që nuk rekomandohet.

Konsumoni ushqime të shëndetshme si fara luledielli, bajame, mollë me feta, biskota me grurë të plotë dhe djathë me yndyrë të ulët.

7. Flini më shumë!

Çlodhja e duhur është shumë e rëndësishme për trupin tuaj që të funksionojë mirë. Një studim zbuloi se njerëzit në dietë konsumonin 6% më pak kalori kur ata bënin gjumë të mjaftueshëm transmeton TRENDI-KS.INFO

6. Pini shumë çaj!

8 gota ujë në ditë nuk është një domosdoshmëri. Ju duhet ende të pini ujë, por thjesht pini kur keni etje.

Në raste të tjera, çaji është alternativa më e mirë. Çaji (veçanërisht çaji jeshil) përmban shumë antioksidantë dhe mund t’ju ndihmojë në humbjen e peshës. Si një përfitim shtesë, çaji jeshil ndihmon në mbrojtjen nga kanceri gjithashtu.

5. Përqafoni ngjyrën blu!

Hulumtimet kanë treguar se njerëzit kanë tendencë të hanë më pak kur hanë në pjata me një kontrast më të lartë në ngjyra ndërmjet pjatës dhe ushqimit. Hulumtuesit kanë zbuluar gjithashtu se njerëzit hanë 33% më pak në një dhomë blu.

4. Mjaft me shumë punë njëherësh!

Kur ju bëni shumë punë njëherësh, mendja juaj nuk është e përqendruar në vetëm një subjekt dhe ajo vazhdon të lëvizë në mes të subjekteve të ndryshme duke përfshirë edhe mendimin e ushqimit dhe të ngrënit.

Kjo mund të bëjë që ju të harroni se ju jeni në dietë dhe të bëjë që ju në mënyrë të pandërgjegjshme të gërmoni më thellë në ushqimet e pashëndetshme transmeton TRENDI-KS.INFO

3. Qeshni sa më shumë!

Buzëqeshja i jep trupit një stërvitje të vogël aerobike. Ajo e bën zemrën të rrahë më shpejt që rrisë qarkullimin e gjakut në trup. Qeshja intensive për rreth një orë djeg pothuajse aq kalori sa ngritja e peshave për 30 minuta.

2. Flini në të ftohtë

Ndërsa flemë në të ftohtë, trupi djeg yndyrnat e ruajtura në bark për ta mbajtur trupin të ngrohtë.

Një studim i botuar në revistën Diabetes tregoi se njerëzit që flinin në dhoma me një temperaturë prej rreth 18 °C, digjnin 7% më shumë kalori se ata që flinin në dhoma të ngrohta.

1. Fikni dritat!

Mund të tingëllojë çuditshëm, por është e vërtetë. Studiuesit në Ohio State University zbuluan se qëndrimi në vende të errëta mund ta bëjë trupin tuaj më të lehtë.transmeton TRENDI-KS.INFO