Pas kalimit në finale, Pique bën këtë deklaratë ‘bombastike’

Barcelona mposhti mbrëmë Real Madridin me rezultat të përgjithshëm 4:1.

E kjo fitore e çon atë në finale të Kupës së Mbretit, e për këtë ka bërë një deklaratë, Gerard Pique.
Barcelona e eliminoi mbrëmë Real Madridin nga Kupa e Mbretit, me rezultat të përgjithshëm, 4:1.Pique ka thënë se ky sukses është i jashtëzakonshëm, duke bërë me dije se askush nuk mund ta arrijë suksesin e tyre.

“Arritja në finalen e gjashtë… Nuk e di nëse kjo që e kemi arritur është diçka që do të ndodhë ndonjëherë më në Kupën e Mbretit. Ne kemi fituar gjithçka gjatë viteve të fundit, por dëshirojmë t’i fitojmë të gjitha përsëri”, ka thënë Pique, pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

“Është shumë e veçantë të kualifikohesh edhe në një finale tjetër. Në fakt, e kemi bërë këtë gjë më shumë falë zakonit. Duke e përmbysur rezultatin kundër Levantes, Sevillas e tani edhe kjo ndeshje.”, ka shtuar më tej ai.

Valencia dhe Real Betis do të përballen sonte nga ora 21:00, për ta përcaktuar kundërshtarin e Barcelonës në finale të Kupës së Mbretit.

Portali Trendi

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.