Rasti i 16 vjeҫares nga Drenasi, mësuesi vjen me një deklaratë befasuese

Rasti i vajzës 16 vjeҫare nga Drenasi ishte rasti i cili tronditi tërë Kosovën.

Arsimtari nga Komuna e Drenasit, Sh.Xh., ndaj të cilit një 16-vjeçare nga Drenasi kishte denoncuar një rast të keqpërdorimit në shtator të vitit 2016, nuk ka dashur të komentojë lidhur me denoncimin e vajzës në polici por ka thënë se “të gjitha shënimet janë në Prokurorinë Themelore të Shtetit”.

Vajza ka shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një tjetër keqpërdorues. Pas marrjes së deklaratës dhe fotografimit të viktimës, hetuesi policor V.V., nën kërcënim e ka detyruar vajzën të bënte veprime të padëshirueshme.

Gazeta ka kontaktuar sot me arsimtarin me inicialet Sh.Xh., të cilin 16-vjeçarja e ka denoncuar në Policinë e Kosovës. Në një bisedë telefonike, Sh.Xh. ka thënë se të gjitha shënimet janë në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, por nuk ka dashur të komentojë rastin.

“Të gjitha janë shënimet në Prokurorinë Themelore të Shtetit. Atje mund të kërkosh. Hetimet janë pushuar dhe atje janë të dhënat të gjitha”, ka thënë Sh.Xh..

I pyetur lidhur me denoncimin që 16-vjeçarja nga ka bërë në Policinë e Kosovës, ai është përgjigjur: “Janë shënimet të gjitha [në Prokurori]” dhe ka ndalur telefonin.
50-vjeçari ka shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare për ta futur nën kontroll dhe për ta shfrytëzuar një vajzë e cila sapo kishte mbushur 16 vjet.
V.V., e kishte njohur vajzën ditën që ajo kishte shkuar në stacionin policor në Drenas për ta denoncuar një mësues të saj. Vajza ishte nën moshën 16 vjeçare.

Më 14 shtator të vitit 2016, asokohe 16-vjeçarja kishte denoncuar një rast të veprës penale në Policinë e Kosovës, në Stacionin Policor në Drenas. Hetuesi V. V., ishte në detyrë. Keqpërdoruesi ishte arsimtari i saj, Sh. Xh..
Rasti i hapur në polici mbanë numrin 2017-AG-0643.

Hetimi kundër profesorit ishte udhëhequr nga rreshteri V. V. i cili e kishte intervistuar vajzën, duke e dëgjuar nga ajo gjithë ngjarjen. Hetuesi e kishte fotografuar vajzën kinse për nevoja të hetimeve. Më pas, V.V. e kishte shantazhuar atë dhe e kishte keqpërdorur.

Portali Trendi

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.