Shikoni se si këshilltari i Presidentit i jepte urdhra gazetarëve të RTK’së për t’i bërë pyetje Thaçit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, muajve të fundit thuajse çdo ditë ka mbajtur konferenca për media. Gjatë paraqitjeve të tij ka pasur edhe pyetje nga gazetarët e mediave të Kosovës. Por, jo të gjitha pyetjet ndaj presidentit janë bërë nga vetë gazetarët-ato po dalin të kenë qenë edhe të porositura.
Gazetari Nebih Maxhuni, që deri para disa ditë ka punuar në RTK ka vendosur që t’i bëj publike disa komunikime që ka pasur ai me kryeredaktorin e mediumit publik, Ridvan Berishën.

Maxhuni në një postim në Facebook ka bërë publike mesazhe që janë shkëmbyer mes këshilltarit të Presidentit, Adil Behramaj dhe kryeteradtorit të RTK’së.


Përmes këtyre postimeve Maxhuni ka zbuluar se si këshilltari i Presidentit i jepte urdhra gazetarëve të RTK’së për t’i bëre pyetje Thaçit.

Më poshtë mund t’i shihni të gjithë këto mesazhe:

Portali Trendi

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.