VAR-i ia anuloi dy gola Valladolidit ndaj Madridit, gjyqtarët “ishin n’pushim”!

Është ditë e diele dhe siç duket, VAR-i në Spanjë është në pushim!!!
Ajo çfarë ka ndodhur në ndeshjen Real Valladolid – Real Madrid ka pushtuar gjitha mediat botërore, raporton Gazeta Express.

Në ndeshjen që po zhvillohet në “Jose Zorrilla”, ku Valladolidi dhe Madridi po barazojnë 1-1, pamjet e dhomës së VAR-it kanë marrë vëmendjen e gjithë botës.

Vendasve iu anuluan dy gola në pjesën e parë nga VAR-i, por, çuditërisht, kur u shfaqën në ekran pamjet e dhomës së VAR-it që morën vendimin në favor të Madridit, aty nuk ishte asnjë gjyqtar. /Gazeta Express/

Portali Trendi

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.