Vjen lajmi i fundit për Kosovën nga Serbia

Drejtoresha e Qendrës për Studime Euro-Atlantike, Jenela Miliq ka thënë se protestat e opozitës në Serbi po bëhen në kohën më të papërshtatshme.

Miliq ka theksuar se tani e rëndësishme për Serbinë është përfundimi i negociatave me Kosovën, pasi kjo është në interes të sigurisë së të gjithë rajonit.
Ajo ka kujtuar se për shkak të taksës ndaj Serbisë, gjenerali i Iowas ka anuluar vizitën e tij në Prishtinë. Sipas saj, ky është një mesazh i qartë i SHBA-ve ndaj institucioneve kosovare për mos heqjen e taksës.

“Dialogu tanimë ka ngecur dhe për këtë faji është në anën e Kosovës dhe jo të Beogradit” ka deklaruar Miliq për ‘Zërin e Amerikës’, transmeton lajmi.net.

Miliq mendon se në Kosovë ka më shumë probleme për të krijuar konsensus, kryesisht në elitën e pushtetit.

Tutje, ajo konstaton se marrëveshja në mes Maqedonisë dhe Greqisë duhet të jetë një model me të cilin mund të bien dakord Kosova dhe Serbia, dhe të dyja palët të kenë humbje dhe në të njëjtën kohë të marrin diçka.

Portali Trendi

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.